
funksionet
Konvencional
Nxehtësia emetohet nga sistemi i sipërm dhe i poshtëm i nxehtësisë. Ky funksion duhet përdorur për pjekje standarde dhe për skuqjen e pothuajse çdo lloj ushqimi.
Temperatura e sugjeruar: 200 °C
Me konveksion
Nxehtësia e prodhuar nga konveksioni përhapet në mënyrë të barabartë me anë të ventilatorëve. Ky funksion duhet të përdoret për ushqimet e ngrira dhe për pjekje.
Temperatura e sugjeruar: 170 °C
Nxehtësi e sipërme + Konveksion
Nxehtësia e prodhuar nga sistemi i sipërm i nxehjes dhe me konveksion përhapet në mënyrë të barabartë në furrë me anë të ventilatorëve. Ky funksion duhet përdorur për skuqjen e ushqimeve të forta si mishi.
Temperatura e sugjeruar: 190 °C
Nxehtësi me anë të sistemit të poshtëm + konveksion
Nxehtësia e prodhuar nga sistemi i poshtëm i nxehjes dhe me konveksion përhapet në mënyrë të barabartë në furrë me anë të ventilatorëve. Ky funksion duhet të përdoret për picat, bukën dhe për kekët.
Temperatura e sugjeruar: 190 °C
Skarë e madhe
Nxehtësia emetohet nga pjesa e skarës së madhe. Ky funksion duhet përdorur për gatime të furrës, si lazanja dhe për pjekjen e mishit.
Temperatura e sugjeruar: 240 °C
Ventilatori+Skara
Nxehtësia e çliruar nga dy elementet e sipërme të nxehjes shpërndahet nga ventilatori. Ky modalitet mund të përdoret për pjekjen në skarë të mishit dhe peshkut.
Temperatura e sugjeruar: 240 °C
Nxehtësi intensive
Ky modalitet aktivizon duke i alternuar të gjitha elementet e nxehjes, siç është ventilatori i sipërm, i poshtëm dhe ai i konveksionit. Nxehtësia shpërndahet në mënyrë të barabartë në furrë. Ky modalitet është i përshtatshëm për sasi të mëdha ushqimi, për të cilat duhet furnizim me nxehtësi, siç janë gatimet e mëdha në tavë dhe byrekët.
Temperatura e sugjeruar: 170 °C
përdorimi i modalitetit të gatimit
01 Zgjidhni modalitetin e gatimit
Rrotullojeni çelësin e funksionimit për të zgjedhur funksionin e dëshiruar të furrës.
02 Caktoni temperaturën
Rrotullojeni çelësin e zgjedhësit për të vendosur temperaturën e dëshiruar.
03 Konfirmoni temperaturën
Shtypni butonin e temperaturës për të caktuar temperaturën e dëshiruar.
14_funksionet
11/03/2013 16:11:48