Anën me kornizë të përthyer vendoseni mbrapa, si mbështetëse gjatë qëndrimit kur gatuani sasi të mëdha ushqimi.

(Në varësi të modelit.)

KUJDES

Mos e futni lidhni furrën me korrentin nëse është dëmtuar gjatë transportimit. Pajisja duhet të lidhet me rrjetin elektrik vetëm nga një elektricist i licencuar. Mos u përpiqni ta vini në punë pajisjen në rast defekti apo dëmtimi.

Riparimet duhet të kryhen vetëm nga tekniku i licencuar. Riparimi i gabuar mund të përbëjë rrezik të madh për ju dhe për të tjerët. Nëse furra ka nevojë për riparim, kontaktoni një qendër shërbimi "SAMSUNG" ose shitësin tuaj.

Spinat dhe kabllot elektrike nuk duhen lejuar të prekin furrën.

Furra duhet të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një automati ose sigurese të miratuar. Mos përdorni kurrë spina shumëprizëshe ose zgjatues shumprizësh.

Furnizimi me energji duhet të ndërpritet gjatë riparimit ose pastrimit të pajisjes. Bëni kujdes kur lidhni pajisjet elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.

Nëse pajisja ka funksion gatimi me avull, mos e vini në përdorim nëse kaseta e furnizimit me ujë është e dëmtuar. (Vetëm modeli me funksion avulli)

Nëse kaseta është e krisur ose e thyer, mos e përdorni dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit. (Vetëm modeli me funksion avulli)

Furra është krijuar vetëm për gatimin e ushqimeve të shtëpisë.

Gjatë përdorimit, sipërfaqja e brendshme e furrës nxehet aq sa mund të shkaktojë djegie. Mos i prekni elementet ngrohëse ose sipërfaqen e brendshme të furrës derisa të ftohen.

Mos vendosni kurrë materiale të ndezshme brenda në furrë.

Sipërfaqet e furrës nxehen kur pajisja përdoret në temperaturë të lartë për periudhë të gjatë.

Gjatë gatimit, bëni kujdes kur hapni derën e furrës, pasi mund të dalë ajër i nxehtë ose avull në mënyrë të vrullshme.

Kur gatuani ushqime që përmbajnë alkool, ky i fundit mund të avullojë për shkak të temperaturave të larta dhe avulli mund të marrë flakë nëse bie në kontakt me ndonjë pjesë të nxehtë të furrës.

Për sigurinë tuaj, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me presion.

Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në distancë sigurie.

Ushqimet e ngrira, si picat, duhet të gatuhen në skarën e madhe. Nëse përdorni tavën e pjekjes, ajo mund të deformohet për shkak të ndryshimeve të mëdha të temperaturës.

Mos derdhni ujë në pjesën e poshtme të furrës kur është e nxehtë. Përndryshe mund të dëmtoni sipërfaqen e emaluar.

Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit.

Mos e mbuloni pjesën e poshtme të furrës me letër alumini dhe mos i vendosni tava pjekjeje apo tepsi përsipër. Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, çka mund të shkaktojë dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara dhe rezultate të dobëta në gatim.

Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat mund të mos hiqen.

Kur gatuani kekë shumë të lëngshëm, përdorni tavën e thellë. Mos vendosni enë gatimi mbi derën e hapur të furrës.

Mbajini fëmijët larg derës gjatë hapjes ose mbylljes së saj, pasi mund të përplasen me derën ose mund të kapin gishtat.

Mos shkelni, mos u mbështesni, mos u ulni dhe mos vendosni objekte të rënda mbi derë.

Mos e hapni derën duke ushtruar forcë të tepërt të panevojshme.

VINI RE: Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, edhe pasi të ketë mbaruar procesi i gatimit.

VINI RE: Mos e lini derën hapur ndërkohë që po gatuani në furrë.

Shqip  5

Udhëzimet e sigurisë

NV70K3370BS_OL_DG68-00753A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 5

2016-12-19 ￿￿ 11:10:31

Page 133
Image 133
Samsung NV70K3370BS/OL manual Në varësi të modelit