Mos futni pajisjen apo aksesorë të furnizuar në sy, veshë, ose gojë
Duke bërë kështu ju mund të shkaktoni asfiksi apo dëmtime serioze.
Mos përdorni bateri me jone litiume
Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë
Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime të pronës
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike
•Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.
•Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me pajisje të tjera, si pajisjet audio dhe telefonat.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje me motor të cilat mund të interferohen nga frekuencat e radios
•Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
•Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismeikërin.
•Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.
Shqip