Flakja korrekte e baterive të këtij produkti

(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)

Kjo shenjë mbi bateri, manual apo paketim tregon se bateritë e këtij produkti në fund të jetës së tyre nuk duhet të flaken bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake. Aty ku

shënohen, simbolet Hg, Cd apo Pb tregojnë se bateria përmban Mërkur, Kadmium, ose çon sipër niveleve referencë të Direktivës 2006/66 të EC. Nëse bateritë nuk flaken në mënyrë të përshtatshme, këto substanca mund të shkaktojnë dëm ndaj shëndetit njerëzor ose ndaj ambientit.

Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të promovuar ripërdorimin e materialit, ju lutemi të ndani bateritë veç nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t’i ricikloni ato me anë të sistemit tuaj lokal të rikthimit të baterive.

Deklarim për mosmbajtje përgjegjësie

Disa përmbajtje dhe shërbime të lejuara nëpërmjet kësaj pajisjeje i përkasin palëve të treta dhe janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, patenta, marka tregtare dhe/ose nga ligje të tjera mbi pronën intelektuale. Përmbajtjet dhe shërbimet e tilla ofrohen vetëm për qëllime personale jo-tregtare. Ju nuk mund të përdorni ndonjë përmbajtje ose shërbim në një mënyrë që nuk është e autorizuar nga pronari i kësaj përmbajtjeje ose nga ofruesi i shërbimit. Pa kufizuar atë çka përmendëm më sipër, përveçse kur autorizohet veçanërisht nga pronari i përmbajtjes së zbatuar ose nga ofruesi i shërbimit, ju nuk mund të modifikoni,

të kopjoni, të ripublikoni, të ngarkoni, të postoni, të transmetoni, të përktheni, të shisni, të riprodhoni punë, të shfrytëzoni, ose të shpërndani në asnjë mënyrë ose mjedis asnjë përmbajtje ose shërbim të afishuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.

Shqip