Aplikacionet e dobishme

Këshilla për njohje më të mirë të zërit

Flisni qartë.

Flisni në vende të qeta.

Mos përdorni gjuhë fyese ose fjalë të pista.

Shmangni të folurit me thekse dialektore.

Pajisja mund të mos i njohë komandat tuaja ose të kryejë komanda të padëshiruara në varësi të ambientit ku jeni ose mënyrës si flisni.

Zgjimi i S Voice në regjimin e pritjes

Nëse S Voice nuk përdoret për një periudhë të caktuar, ai kalon automatikisht në metodën në pritje. Shtypni ikonën e mikrofonit ose thoni“Hi Galaxy”në pajisje për të vazhduar njohjen e zërit.

Ndryshimi i komandës të zgjimit

Mund ta ndryshoni komandën e zgjimit nga“Hi Galaxy.”Komanda e zgjimit përdoret për të vazhduar njohjen e zërit kur pajisja është në gjendje gatishmërie.

Shtypni Settings Voice wake-up Set wake-up command.

Përdorimi i komandave të zgjimit në ekranin e kyçur

Në ekranin e kyçur, mund të përdorni funksione të ndryshme me komanda zgjimi të paracaktuara.

Shtypni Settings Voice wake-up Wake up while locked.

108