Settings

Personalisation

Accounts

Shtoni llogaritë tuaja Samsung dhe Google, ose llogaritë e tjera me të cilat të sinkronizoheni. Në ekranin Cilësimet, shtypni Accounts.

Cloud

Ndryshoni cilësimet e sinkronizimit, rikuperimit dhe rivendosjes për llogaritë tuaja Samsung dhe Dropbox.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Cloud.

Backup and reset

Ndryshoni cilësimet për menaxhimin e cilësimeve dhe të dhënave.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Backup and reset.

Back up my data: Vendoseni pajisjen të rikuperojë cilësimet dhe të dhënat e aplikacioneve në serverin Google.

Backup account: Ndërtoni ose ndryshoni llogarinë tuaj të rikuperimit në Google.

Automatic restore: Vendoseni pajisjen që të rivendosë cilësimet dhe të dhënat e aplikacioneve kur aplikacionet ri-instalohen në pajisje.

Reset network settings: Ktheni parametrat e lidhjes të rrjetit në parametrat standarde nga fabrika.

Factory data reset: Rivendosni të dhënat në vlerat e vendosura nga fabrika dhe fshini gjithë të dhënat.

Easy mode

Vendoseni pajisjen në regjimin e lehtë.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Easy mode.

Standard mode: Vendoseni pajisjen në regjimin standard.

Easy mode: Vendoseni pajisjen në regjimin e lehtë.

Easy applications: Zgjidhni aplikacionet për të aplikuar faqosje më të thjeshta.

149