Aplikacionet e dobishme

Flipboard

Përdoreni këtë aplikacion për të parë përditësimet live të rrjeteve sociale dhe lajmeve në një format reviste të personalizuar.

Shtypni Flipboard në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Kur e hapni këtë aplikacion për herë të parë ose e rihapni pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.

Në ekranin kryesor të Flipboard, zgjidhni mes artikujve dhe regjistrimeve të ndryshme.

Peel Smart Remote

Një prezantim

Përdoreni këtë aplikacion për t'u lidhur me TV-të, 'set-top box' ose projektorë dhe për ta përdorur pajisjen si telekomandë.

119