Personalizimi

Ndryshimi i metodës të kyçjes së ekranit

Mund ta ndryshoni mënyrën si e kyçni ekranin për të mos i lejuar të tjerët të përdorin informacionet tuaja personale.

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Lock screen Screen lock, dhe pastaj zgjidhni një metodë për kyçjen e ekranit. Pajisja kërkon një kod hapjeje sa herë që doni ta hapni atë.

Nëse harroni fjalëkalimin, çojeni pajisjen në një Qendër Shërbimi Samsung për ta rivendosur.

Pattern

Vizatoni një model duke lidhur katër pika ose më shumë, dhe pastaj vizatojeni modelin përsëri për ta verifikuar. Vendosni një PIN rezervë për të hapur ekranin kur harroni modelin.

PIN

Një PIN përbëhet vetëm nga numra. Formoni të paktën katër numra dhe pastaj formojeni fjalëkalimin përsëri për ta verifikuar.

Password

Një fjalëkalim përbëhet nga karaktere dhe numra. Formoni të paktën katër karaktere, përfshirë numra dhe simbole dhe pastaj formojeni fjalëkalimin përsëri për ta verifikuar.

Fingerprint

Regjistroni shenjat tuaja të gishtave për të hapur ekranin. Shikoni Finger Scanner për më shumë informacion.

65