Lidhja me pajisje të tjera

Quick connect

Një prezantim

Kërkoni automatikisht pajisje pranë dhe për t'u lidhur shpejt me to.

Kur lidhni një pajisje që nuk ka veçorinë Quick connect, sigurohuni që Wi-Fi Direct të

jetë i aktivizuar.

Metodat e lidhjes mund të ndryshojnë në varësi të llojit të pajisjeve të lidhura ose materialit të ndarë.

Lidhja me pajisje të tjera

Kur e hapni këtë aplikacion për herë të parë ose e rihapni pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.

1 Hapni panelin e njoftimeve dhe shtypni Quick connect.

Kur hapet paneli, veçoria Wi-Fi aktivizohet automatikisht dhe pajisja kërkon pajisjet pranë.

2 Zgjidhni një pajisje nga lsita dhe lidhuni me të duke ndjekur udhëzimet në ekran. Hapat e tjerë mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes të lidhur.

Për të lejuar që pajisjet pranë të kërkojnë pajisjen tuaj dhe të lidhen me të, shtypni MORE Set device visibility Device visibility, dhe pastaj zgjidhni një opsion.

125