Lidhja me pajisje të tjera

Çiftimi me pajisje të tjera Bluetooth

1

2

3

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Bluetooth, shtypni çelësin Bluetooth për ta aktivizuar dhe pastaj shtypni SCAN.

Pajisjet e zbuluara janë të renditura.

Zgjidhni një pajisje me të cilën ta çiftoni.

Nëse pajisja juaj është çiftuar më përpara me pajisjen tjetër, shtypni emrin e pajisjes pa konfirmuar kodin e gjeneruar automatikisht.

Nëse pajisja me të cilën doni ta çiftoni nuk është në listë, kërkoni që pajisja të aktivizojë opsionin e saj të shikueshmërisë. Shikoni manualet e përdoruesit të pajisjeve të tjera.

Pranoni kërkesën e lidhjes Bluetooth në të dyja pajisjet për të konfirmuar.

Dërgimi dhe marrja e të dhënave

Shumë aplikacione mbështesin transferim të dhënash me anë të Bluetooth. Mund të ndani të dhëna, si kontakte ose dosje mediatike, me pajisje të tjera Bluetooth. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i dërgimit të një figure te një pajisje tjetër.

Dërgimi i një figure

1

2

3

Shtypni Gallery në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Zgjidhni një figurë.

Shtypni Bluetooth, dhe pastaj zgjidhni një pajisje për të transferuar imazhin.

Nëse pajisja me të cilën doni ta çiftoni nuk është në listë, kërkoni që pajisja të aktivizojë opsionin e saj të shikueshmërisë.

4 Pranoni kërkesën e lidhjes Bluetooth në pajisjen tjetër.

127