Lëvizjet dhe veçoritë e përdorimit

Turning device over

Kthejeni pajisjen përmbys për të heshtur thirrjet hyrëse ose alarmet.

Nëse kjo veçori nuk është aktivizuar, hapni ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Motions and gestures Mute, dhe pastaj shtypni çelësin Mute për ta aktivizuar.

Palm swipe to capture

Vendoseni anën e dorës mbi ekran dhe rrëshqiteni nëpër ekran nga e djathta në të majtë ose anasjelltas për të kapur një foto ekrani. Për të parë foton e ekranit të ruajtur, hapni ekranin Të gjitha aplikacionet dhe shtypni Gallery Album Screenshots. Pasi të keni kapur një foto ekrani, mund ta modifikoni imazhin dhe ta ndani me të tjerë.

Nuk është e mundur të bëni një foto ekrani ndërkohë që po përdorni disa aplikacione.

Nëse kjo veçori nuk është aktivizuar, hapni ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Motions and gestures Palm swipe to capture, dhe pastaj shtypni çelësin Palm swipe to capture për ta aktivizuar.

54