Aplikacionet e dobishme

S Health

Një prezantim

S Health ju ndihmon të kontrolloni mirëqenien dhe paraqitjen tuaj fizike. Vendosni synime fitnesi, kontrolloni progresin dhe ndiqni mirëqenien dhe fitnesin tuaj të përgjthshëm.

Nisja e S Health

Kur e hapni këtë aplikcion për herë të parë ose e rihapni pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.

1

2

Shtypni S Health në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar parametrizimin.

Në bazë të statistikave tuaja fizike, pajisja llogarit normën tuaj standarde bazë metabolike (NBM) dhe rekomandon një marrje ditore të kalorive. Rekomandimet mund të mos jenë të sakta për të gjitha moshat, strukturat trupore ose nevojat ushqyese.

Përdorimi i S Health

Mund t’i shikoni informacionet kyçe nga menutë dhe gjurmuesit e S Health për të monitoruar mirëqenien dhe fitnesin tuaj.

Shtypni S Health në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Përdorni opsionet shtesë.

105