Aplikacionet e dobishme

Evernote

Përdoreni këtë aplikacion për të krijuar, sinkronizuar dhe ndarë shënime multimedia. Mund të shtoni etiketa në shënimet ose t'i renditni shënimet në një libër shënimesh në mënyrë që t'i menaxhoni me efektshmëri idetë tuaja.

Shtypni Evernote në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

PEN.UP

Përdoreni këtë aplikacion për të postuar dhe ndarl skicat tuaja të vizatuara me Lapsin S. Shtypni PEN.UP në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Kur e hapni këtë aplikcion për herë të parë ose e rihapni pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, shtypni Sign up ose Sign in në krye të ekranit. Pastaj, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.

Postimi i punimit tuaj artistik

Në ekranin kryesor të PEN.UP, shtypni . Shtoni skicën tuaj, formoni detajet dhe pastaj shtypni POST.

Shikimi i punimit artistike

Në ekranin kryesor të PEN.UP, zgjidhni një postim. Shtypni MORE Save artwork për ta shkarkuar figurën artistike në pajisjen tuaj. Punimi artistik ruhet në folderin PEN.UP. Për të hapur folderin, hapni ekranin Të gjitha aplikacionet dhe shtypni Gallery Album PEN.UP.

Mund të shkarkoni vetëm punime arti të lejuara nga pronarët e tyre.

122