Fillimi

Heqja e kartës të memories

Para se të hiqni kartën e memories, së pari çmontojeni për ta hequr në mënyrë të sigurt.

Në ekranin Fillestar, shtypni Apps Settings Storage SD card Unmount.

1

2

3

Hiqeni kapakun e pasmë.

Nxirreni jashtë kartën e memories.

Rivendoseni kapakun e pasmë.

Mos e hiqni kartën e memories ndërkohë që pajisja po transferon ose po përdor informacionet. Nëse veproni kështu mund të humbisni, korruptoni ose dëmtoni të dhënat e kartës të memories ose pajisjes. Samsung nuk është përgjegjës për humbjet që mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i kartave të dëmtuara të memories, përfshirë humbjen e të dhënave.

Formatimi i kartës të memories

Një kartë memorie e formatuar në një kompjuter mund të mos jetë e pajtueshme me pajisjen. Formatojeni kartën e memories në pajisje.

Në ekranin Fillestar, shtypni Apps Settings Storage SD card Format FORMAT.

Para se të formatoni kartën e memories, mos harroni të krijoni kopje rezervë për të gjitha të dhënat e rëndësishme të ruajtura në kartën e memories. Garancia e prodhuesit nuk mbulon humbjen e të dhënave të shkaktuar nga veprimet e përdoruesit.

20