Bazat

Mund të përdorni funksionet e mëposhtme në panelin e njoftimeve.

Aktivizoni ose çaktivizoni opsionet. Shtypni dhe mbani

shtypur një buton për të parë cilësime më të detajuara.

Rregulloni ndriçimin.

Hapni S Finder.

Shtypni një njoftim dhe bëni veprime të ndryshme.

Hapni Settings.

Shikoni të gjithë butonat e cilësimeve të shpejta.

Hapni Quick connect.

Pastroni të gjitha njoftimet.

Riorganizimi i butonave të cilësimeve të shpejta

Për të riorganizuar butonat e cilësimeve të shpejta në panelin e njoftimeve, shtypni , shtypni dhe mbani shtypur një artikull dhe pastaj tërhiqeni në një vend tjetër.

Përdorimi i panelit të cilësimeve të shpejta

Mund të aktivizoni ose çaktivizoni disa veçori në panelin e njoftimeve. Për të aktivizuar ose çaktivizuar më shumë veçori, hapni panelin e cilësimeve të shpejta.

Për të hapur panelin e cilësimeve të shpejta, tërhiqeni shfurën e statusit poshtë duke përdorur dy gishta. Ose ndryshe shtypni në panelin e njoftimeve. Për të mbyllur panelin e cilësimeve të shpejta, rrëshqitni lart mbi ekran.

Shtypni butonat në panelin e cilësimeve të shpejta për të aktivizuar ose çaktivizuar veçoritë. Mund të përdorni opsione më të detajuara kur shtypni dhe mbani shtypur një buton.

29