Veçoritë e Lapsit S

Screen write

Kapni foto ekrani për të shkruar ose vizatuar mbi to.

1

2

Aty ku ka materiale që doni të kapni, si për shembull pjesë të një faqeje interneti, hapni panelin e komandave në ajër dhe shtypni Screen write.

Ekrani aktual kapet automatikisht dhe shufra e mjeteve të modifikimit shfaqet në ekran.

Nëse kapni përmbajtjen që vazhdon nëpër disa ekranë, si për shembull një faqe interneti, shtypni Scroll capture për të kapur më shumë material. Shtypni CAPTURE MORE. Ekrani do të zbresë poshtë automatikisht dhe ju lejon të zgjidhni CAPTURE MORE përsëri. Kur të keni mbaruar së kapuri, shtypni DONE.

3

4

Shkruani një memo në foton e ekranit.

Zgjidhni një opsion për ta përdorur me foton e ekranit.

Share: Ndani fotot e ekranit me të tjerë.

Save in Scrapbook: Ruani foton e ekranit në Scrapbook.

Save in Gallery: Ruani foton e ekranit. Për të parë foton e ekranit të ruajtur, hapni ekranin Të gjitha aplikacionet dhe shtypni Gallery Album Screenshots.

Nuk është e mundur të bëni një foto ekrani ndërkohë që po përdorni disa aplikacione.

42