Personalizimi
Transferimi i të dhënave nga pajisja juaj e mëparshme
Përdorim i llogarive të rikuperimit
Mund të transferoni të dhëna rikuperimi nga pajisja juaj e mëparshme në pajisjen tuaj të re duke përdorur llogarinë Google ose Samsung. Shikoni Rezervimi dhe rivendosja e të dhënave për më shumë informacion.
Përdorimi i Samsung Smart Switch
Mund t'i transferoni të dhënat e pajisjes të mëparshme në një pajsje të re përmes Smart Switch. Vizitoni www.samsung.com/smartswitch për më shumë informacione.
Samsung Smart Switch nuk mbështetet në disa pajisje ose kompjuterë.
Përdorimi i Smart Switch Mobile
Përdoreni këtë aplikacion për të transferuar të dhëna nga pajisja e mëparshme në pajisjen tuaj të re. Mund ta shkarkoni aplikacionin nga Galaxy Apps ose Play Store.
1
2
Në pajisjen tuaj, shtypni Smart Switch.
Në pajisjen tuaj, zgjidhni një opsion në varësi të llojit të pajisjes të mëparshme dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
Nëse pajisja e mëparshme është një pajisje Android, sigurohuni që aplikacioni Smart Switch Mobile të jetë instaluar në pajisje. Shikoni ndihmën për më shumë informacione.
75