Samsung WD80M4A43JW/ZE Informacioni i sigurisë, Çfarë duhet të dini për udhëzimet e sigurisë

Models: WD80M4A43JW/ZE WD80M4A43JW/LE

1 900
Download 900 pages 30.43 Kb
Page 783
Image 783

Informacioni i sigurisë

E gëzofshi makinën tuaj të re larëse Samsung! Ky manual përmban informacion të rëndësishëm për instalimin, përdorimin dhe përkujdesjen e pajisjes tuaj. Ju lutemi, kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali për të përfituar plotësisht nga avantazhet dhe veçoritë e shumta të makinës suaj larëse.

Çfarë duhet të dini për udhëzimet e sigurisë

Ju lutemi lexojeni këtë manual plotësisht për t’u siguruar që dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt dhe me efikasitet veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju lutemi, mbajeni manualin në një vend të sigurt afër pajisjes për referencë të mëvonshme. Pajisjen përdoreni vetëm për qëllimin për të cilin është projektuar siç përshkruhet në këtë manual udhëzimesh.

Paralajmërimet dhe Udhëzimet e Rëndësishme për Sigurinë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykimin e duhur, kujdes dhe vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim makinën tuaj larëse.

Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat e makinës suaj larëse mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësime, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në internet në adresën www.samsung.com.

Simbole të rëndësishme sigurie

Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual përdoruesi:

PARALAJMËRIM

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit, vdekje dhe/ose dëmtim të pronës.

KUJDES

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit, dhe/ose dëmtim të pronës.

SHËNIM

Tregon që ekziston rrezik i lëndimeve personale ose dëmtimeve materiale.

Lexoni udhëzimet

Informacioni i sigurisë

Shqip  3

WD80M4A43JW_03786Y-01_SQ.indd 3

2018/3/8 10:21:06

Page 783
Image 783
Samsung WD80M4A43JW/ZE, WD80M4A43JW/LE manual Informacioni i sigurisë, Çfarë duhet të dini për udhëzimet e sigurisë