Samsung WD80M4A43JW/LE, WD80M4A43JW/ZE manual Informacioni i sigurisë

Models: WD80M4A43JW/ZE WD80M4A43JW/LE

1 900
Download 900 pages 30.43 Kb
Page 786
Image 786

Informacioni i sigurisë

Informacioni i sigurisë

15.Artikujt e tillë si goma shkumë (shkumë lateks), kapele dushi, tekstile kundër ujit, artikuj me veshje gome dhe rrobat ose peshqirët me vata prej shkume gome nuk duhet të thahen në makinën tharëse.

16.Zbutësit e rrobave ose produktet e ngjashme duhet të përdoren siç përcaktohet në udhëzimet e zbutësit të rrobave.

17.Pjesa finale e ciklit të makinës tharëse ndodh pa ngrohje (cikli i ftohjes) për t'u siguruar që artikujt të lihen në një temperaturë që garanton që artikujt të mos dëmtohen.

18.Hiqni të gjitha objektet nga xhepat si për shembull çakmakët dhe shkrepset.

PARALAJMËRIM

19.Asnjëherë mos e ndaloni makinën tharëse para se të mbarojë ciklin e tharjes përveç nëse të gjithë artikujt hiqen shpejt dhe shpërhapen në mënyrë që të shpërndahet nxehtësia.

20.Ajri i shkarkimit nuk duhet të nxirret në një qyngj që përdoret për shkarkimin e tymrave nga pajisje që djegin gas ose karburante të tjera.

21.Pajisja nuk duhet të instalohet prapa një dere që kyçet, dere me shinë ose dere me menteshë në anën e kundërt me atë të makinës tharëse, në mënyrë të tillë që pengohet hapja e plotë e derës të makinës tharëse.

6  Shqip

WD80M4A43JW_03786Y-01_SQ.indd 6

2018/3/8 10:21:06

Page 786
Image 786
Samsung WD80M4A43JW/LE, WD80M4A43JW/ZE manual Informacioni i sigurisë