Samsung WD80M4A43JW/ZE, WD80M4A43JW/LE manual Paralajmërime të rëndësishme të instalimit

Models: WD80M4A43JW/ZE WD80M4A43JW/LE

1 900
Download 900 pages 30.43 Kb
Page 787
Image 787

Paralajmërime të rëndësishme të instalimit

PARALAJMËRIM

Instalimi i kësaj pajisjeje duhet bërë nga një teknik i kualifikuar ose një kompani shërbimesh.

Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin ose lëndim.

Kjo pajisje është e rëndë, prandaj bëni kujdes kur e ngrini atë.

Futni kordonin elektrik në një prizë AC 220-240 V / 50 Hz ose më të madhe dhe përdoreni prizën vetëm për këtë pajisje. Mos përdorni kurrë një kabllo zgjatës.

Përdorimi i një prize në mur së bashku me pajisje të tjera duke përdorur një zgjatuese ose duke zgjatur kordonin elektrik mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Sigurohuni që tensioni i korrentit, frekuenca dhe rryma të jenë të njëjta me ato të specifikimeve të produktit. Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr. Vendoseni mirë spinën në prizën e murit.

Fshini rregullisht të gjitha substancat e tilla si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikat e kontaktit duke përdorur një cohë të thatë.

Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.

Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë dyshemesë.

Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda kabllos mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.

Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.

Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

Kjo pajisje duhet tokëzuar siç duhet.

Mos e togëzoni pajisjen tek tubat e gazit, tubat plastikë të ujit, ose tek linja e telefonit.

Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.

Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe sigurohuni që ajo të jetë në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.

Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.

Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose në ujë (pika shiu).

Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me temperaturë të ulët.

Shqip  7

Informacioni i sigurisë

WD80M4A43JW_03786Y-01_SQ.indd 7

2018/3/8 10:21:06

Page 787
Image 787
Samsung WD80M4A43JW/ZE, WD80M4A43JW/LE manual Paralajmërime të rëndësishme të instalimit