Samsung WD80M4A43JW/LE, WD80M4A43JW/ZE manual Instalimi

Models: WD80M4A43JW/ZE WD80M4A43JW/LE

1 900
Download 900 pages 30.43 Kb
Page 798
Image 798

Instalimi

Instalimi

Nivelimi

Për funksionimin më të mirë, makina larëse duhet të instalohet në dysheme të qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund të duhet të përforcohen për të minimizuar vibrimin dhe/ose ngarkesa jo të ekuilibruara. Sipërfaqet e veshura me tapet dhe pllaka të buta nuk kanë rezistencë të mirë ndaj dridhjeve dhe mund të shkaktojnë lëvizjen e lehtë të makinës larëse gjatë ciklit të centrifugës.

KUJDES

MOS e instaloni makinën larëse mbi një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të ulët.

Temperatura e ujit

Mos e instaloni makinën larëse në vende ku uji mund të ngrijë pasi makina larëse gjithnjë mban pak ujë në valvulat, pompat dhe/ose tubat e saj. Uji i ngrirë i mbetur në pjesët e lidhjeve mund të shkaktojë dëmtime të rripave, pompës dhe pjesëve të tjera të makinës larëse.

Instalimi në mur ose dollap

Hapësira minimale për një punim të qëndrueshëm:

Anët

25 mm

Pas

50 mm

 

 

 

 

Lart

25 mm

Përpara

550 mm

 

 

 

 

Nëse makina larëse dhe makina tharëse instalohen në të njëjtin vend, pjesa e përparme e aneksit ose dollapit duhet të ketë të paktën 550 mm hapësirë të papenguar ajrimi. Vetëm makina juaj larëse nuk ka nevojë për një hapje të posatçme të ajrit.

18  Shqip

WD80M4A43JW_03786Y-01_SQ.indd 18

2018/3/8 10:21:08

Page 798
Image 798
Samsung WD80M4A43JW/LE, WD80M4A43JW/ZE manual Instalimi