Kërkesat e instalimit

Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi

Kërkohet siguresë ose automat AC 220- 240 V / 50 Hz

Përdorni qark individual të degëzuar

specifik për makinën larëse

Për të siguruar tokëzim të mirë, makina juaj larëse shoqërohet me një kabëll korrenti e pajisur me një spinë me tre dhëmbë me tokëzim për t’u përdorur në një prizë të instaluar dhe tokëzuar mirë. Sigurohuni me një elektricist ose person shërbimi të kualifikuar nëse nuk jeni të sigurt për tokëzimin.

Mos e modifikoni spinën e dhënë. Nëse nuk hyn në prizë, thërrisni një elektricist të kualifikuar dhe instaloni një prizë të përshtatshme.

PARALAJMËRIM

MOS përdorni kabëll zgjatues.

Përdorni vetëm kordonin elektrik që jepet me makinën larëse.

MOS e lidhni telin e tokëzimit në tuba plastike, tuba gazi ose tuba të ujit të ngrohtë.

Konduktorët që nuk janë lidhur mirë mund të shkaktojnë goditje elektrike.

Furnizimi me ujë

Presioni i duhur i ujit për këtë makinë larëse është midis 50 kPa dhe 800 kPa. Presionet e ujit më pak se 50 kPa mund të bëjnë që valvulat e ujit të mos mbyllen plotësisht. Në të kundërt, ai mund të zgjasë kohën e mbushjes së kazanit, duke shkaktuar fikjen e makinës larëse. Rubinetet e ujit duhet të jenë brenda 120 cm nga pjesa e pasme e makinës larëse në mënyrë që tubat e dhënë të hyrjes të arrijnë makinën larëse.

Për të pakësuar rrezikun e rrjedhjeve:

Sigurohuni që rubinetat e ujit të jenë lehtësisht të arritshëm.

Mbyllni rubinetat kur makina larëse nuk është në përdorim.

Kontrolloni rregullisht për rrjedhje në vendet e montimit të tubave të futjes së ujit.

KUJDES

Përpara përdorimit të makinës larëse për herë të parë, kontrolloni për rrjedhje të gjitha lidhjet te valvula e ujit dhe te rubinetat.

Shkarkimi

Samsung rekomandon një tub vertikal me lartësi 60~90 cm. Tubi i shkarkimit duhet të lidhet me një kapëse tubi në tubacion, dhe tubacioni duhet ta mbulojë plotësisht tubin e shkarkimit.

Instalimi

Shqip  17

WD80M4A43JW_03786Y-01_SQ.indd 17

2018/3/8 10:21:08

Page 797
Image 797
Samsung WD80M4A43JW/ZE, WD80M4A43JW/LE manual Kërkesat e instalimit, Paralajmërim