Samsung WD80M4A43JW/LE, WD80M4A43JW/ZE manual Kujdesi gjatë përdorimit

Models: WD80M4A43JW/ZE WD80M4A43JW/LE

1 900
Download 900 pages 30.43 Kb
Page 790
Image 790

Informacioni i sigurisë

Informacioni i sigurisë

Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin makinën larëse pa mbikëqyrjen e duhur. Mos i lini fëmijët që të ngjiten në pajisje.

Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie ose lëndim.

Mos e fusni dorën ose një objekt metalik poshtë makinës larëse kur është duke punuar.

Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.

Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni elektrik. Kapeni fort spinën gjithmonë dhe tërhiqeni drejt nga priza.

Dëmtimi te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni, ose modifikoni vetë pajisjen.

Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës standarde.

Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni pajisjen.

Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.

Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni spinën elektrike.

Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Hiqni spinën elektrike kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një stuhie me bubullima ose vetëtima.

Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni spinën elektrike dhe kontaktoni shërbimin më të afërt të klientit të Samsung.

Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi makinën tuaj larëse. Dera e makinës larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të dëmtohen rëndë nëse mbeten të bllokuar brenda.

Kujdesi gjatë përdorimit

KUJDES

Kur makina larëse ndotet me substancë të huaj si detergjent, pisllëqe, mbeturina ushqimesh etj., hiqni spinën elektrike dhe pastrojeni makinën larëse duke përdorur një leckë të njomë dhe të butë.

10  Shqip

WD80M4A43JW_03786Y-01_SQ.indd 10

2018/3/8 10:21:07

Page 790
Image 790
Samsung WD80M4A43JW/LE, WD80M4A43JW/ZE manual Kujdesi gjatë përdorimit