Informacioni i sigurisë

Informacioni i sigurisë

Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve. Ju lutemi ndiqini ato me rreptësi.

Pas leximit të këtij manuali, ruajeni atë në një vend të sigurt për referencë të mëvonshme.

Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të përdorni pajisjen.

Ashtu si me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme. Për ta përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionimin e saj dhe bëni kujdes kur ta përdorni atë.

Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë

PARALAJMËRIM

Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike ose lëndimit të personit kur përdorni pajisjen, ndiqni masat paraprake bazë si më poshtë:

1.Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore, ose me mangësi në përvojë dhe në njohuri, përveç nëse janë nën mbikëqyrje direkte ose nëse kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person që mban përgjegjësi për sigurinë e tyre.

2.Për përdorim në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me me aftësi ndijore të reduktuara fizike dhe mendore, ose mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

3.Fëmijët duhen mbikëqyrur për t’u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

4  Shqip

WD80M4A43JW_03786Y-01_SQ.indd 4

2018/3/8 10:21:06

Page 784
Image 784
Samsung WD80M4A43JW/LE, WD80M4A43JW/ZE manual Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë, Paralajmërim