Mos e instaloni këtë pajisje; pranë ngrohësve, materialeve të ndezshme; në vende me lagështirë, me vaj ose me pluhur, në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit dhe ujit ose aty ku ka rrjedhje të gazit; në tokë.

Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet në përputhje me kodet vendase dhe kombëtare.

Hiqni vazhdimisht të gjitha substancat e huaja, si pluhurin ose ujin nga terminalet e prizës elektrike dhe nga pikat e kontaktit me anë të një cope të thatë.

Mos e tërhiqni ose e mos përkulni në mënyrë ekstreme kabllon e energjisë ose mos vendosni objekte të rënda mbi të.

Në rast të rrjedhjes së gazit (siç është gazi propan, gazi LP, etj.), ajroseni menjëherë pa e prekur spinën elektrike.

Mos e prekni spinën elektrike me duar të njoma.

Mos e fikni pajisjen duke hequr prizën, ndërkohë që është duke punuar.

Mos furni gishtat ose substanca të huaja. Nëse substanca të tilla si uji, hyjnë në pajisje, hiqeni spinën elektrike dhe kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit.

Mos ushtroni shumë presion ose ngjeshje te pajisja.

Mos e vendosni furrën në një objekt delikat siç është lavamani ose një objekt prej qelqi.

Mos përdorni benzen, hollues, alkool, pastrues me avull ose pastrues me presion të lartë për të pastruar pajisjen.

Sigurohuni që voltazhi, frekuenca dhe rryma e energjisë të përputhen me ato të specifikimeve të produktit.

Vendoseni spinën e korrentit në prizën në mur në mënyrë të shtrënguar. Mos përdorni përshtatës spine të shumëfishtë, kabllo zgjatuese ose transformator elektrik.

MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 9

Mos e varni kabllon elektrike në një objekt metalik, mos e futni kabllon elektrike ndërmjet objekteve ose mbrapa furrës.

Mos përdorni spinë elektrike, kordon elektrik të dëmtuar ose prizë në mur të lirshme. Kur spina elektrike ose kablloja elektrike është dëmtuar, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

Mos hidhni ose të spërkatni drejtpërdrejt ujë në furrë.

Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e furrës.

Mos spërkatni substanca të avullueshme, siç janë insekticidet, mbi sipërfaqen e furrës.

Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Tregoni kujdes sidomos kur të nxehni gatime ose pije që përmbajnë alkool, pasi avujt e alkoolit mund të bien në kontakt me një pjesë të nxehtë të furrës.

Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi mund të përplasen me derën ose mund të kapin gishtat.

PARALAJMËRIM: Nxehja me mikrovalë e pijeve mund të rezultojë në vlim të vonuar shpërthyes, prandaj duhet treguar kujdes gjatë mbajtjes së enës; Për të parandaluar këtë situatë, lini GJITHMONË një kohë qëndrimi prej të paktën 20 sekondash pas fikjes së furrës, në mënyrë që temperatura të barazohet. Trazojini gjatë nxehjes, nëse është e nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes. Në rast djegie, ndiqni udhëzimet për NDIHMËN E PARË:

Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të paktën 10 minuta.

Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.

Mos e lyeni me krem, vaj ose me locione.

Mos e vendosni tabakanë ose skarën në ujë pak kohë pas gatimit, pasi kjo mund të shkaktojë thyerjen ose dëmtimin e tabakasë ose të skarës.

Shqip - 9

01 INFORMACIONI I SIGURISË

2014-01-15 �� 11:25:54

Page 129
Image 129
Samsung MS23H3125AK/OL manual Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e furrës