PJESËT SHTESË

Në varësi të modelit që keni blerë, ju jepen disa pjesë shtesë të cilat mund të përdoren në një sërë mënyrash.

1.Unaza e rrotullimit, duhet vendosur në qendër të furrës.

Qëllimi: Unaza rrotulluese mban pjatën rrotulluese.

2.Pjata rrotulluese, duhet vendosur në unazën rrotulluese dhe pjesa qendrore e pjatës duhet të puthitet me bashkuesin.

Qëllimi: Pjata rrotulluese shërben si sipërfaqja kryesore e gatimit; ajo mund të hiqet lehtësisht për t'u pastruar.

3.Tenxherja me presion, shikoni faqen 23 deri në 24.

(Vetëm modelet MS23H3125F*)

Qëllimi: Tenxherja plastike me presion shërben gjatë përdorimit të funksionit me fuqi avulli.

MOS e përdorni furrën me mikrovalë pa unazën rrotulluese dhe pjatën rrotulluese.

përdorimi i furrës

SI PUNON FURRA ME MIKROVALË

Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar formën apo ngjyrën.

Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:

Shkrirje (manuale dhe automatike)

Gatim

Ringrohje

Parimi i gatimit.

1. Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni shpërndahen njëtrajtësisht ndërkohë që ushqimi rrotullohet në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet njëtrajtësisht.

2.Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi prej

1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi vazhdon ndërkohë që nxehtësia

shpërndahet brenda ushqimit.

3. Koha e gatimit ndryshon sipas marrësit dhe karakteristikave të ushqimit:

Sasia dhe dendësia

Përmbajtja e ujit

Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)

Duke qenë se pjesa e mesit të ushqimit gatuhet me shpërndarje nxehtësie, gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë manual duhet të respektohen për të garantuar:

• Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.

Temperaturën e njëjtë në të gjithë ushqimin.

03 KARAKTERISTIKAT E FURRËS

Shqip - 13

MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 13

2014-01-15 �� 11:25:57

Page 133
Image 133
Samsung MS23H3125AK/OL manual Përdorimi i furrës, Pjesët Shtesë, SI Punon Furra ME Mikrovalë