NDALIMI I GATIMIT

Mund ta ndaloni gatimin në çdo moment për të kontrolluar ushqimin.

1.Për ta ndaluar përkohësisht;

1)Hapni derën.

Rezultati: Gatimi ndalon. Për të rifilluar gatimin, mbylleni derën dhe shtypni sërish butonin START/+30s (FILLO/+30s).

2) Shtypni butonin STOP/ECO (NDALO/KURSIM).

Rezultati: Gatimi ndalon. Për të rifilluar gatimin, shtypni sërish butonin START/+30s (FILLO/+30s).

2.Për ta ndërprerë përfundimisht;

Shtypni butonin STOP/ECO (NDALO/KURSIM). Rezultati: Gatimi ndërpritet. Nëse dëshironi të anuloni

cilësimet e gatimit, shtypni sërish butonin STOP/ECO (NDALO/KURSIM).

Mund ta anuloni cilindo cilësim edhe përpara se ta ndizni, thjesht duke shtypur STOP/ECO (NDALO/KURSIM).

VENDOSJA E REGJIMIT TË KURSIMIT TË ENERGJISË

Furra ka një regjim për kursimin e energjisë. Ky opsion kursen energjinë kur furra nuk është në punë. Gjendja normale është në modalitetin e pritjes dhe tregon orën kur nuk është në përdorim.

Shtypni butonin STOP/ECO (NDALO/KURSIM).

Rezultati: Ekrani fiket.

• Për të hequr modalitetin e kursimit të energjisë, hapni derën dhe më pas ekrani do të shfaqë orën aktuale. Furra është gati për t'u përdorur.

Funksioni i kursimit automatik të energjisë

Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit ose funksionon në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet dhe ora shfaqet pas 25 minutash.

Llamba e furrës fiket pas 5 minutash kur dera është e hapur.

PËRDORIMI I VEÇORIVE TË HEQJES SË ERËS

Përdoreni këtë veçori pasi të keni gatuar ushqime me erë ose kur ka shumë tym në brendësi të furrës. Fillimisht, pastrojeni pjesën e brendshme të furrës.

Shtypni butonin Deodorisation (Heqje e erës) pasi të keni mbaruar së pastruari. Do të dëgjoni katër sinjale.

Koha për heqjen e erës është specifikuar 5 minuta. Ajo rritet me 30 sekonda sa herë që shtypet butoni START/+30s (FILLO/+30s).

Koha maksimale për heqjen e erës është 15 minuta.

PËRDORIMI I VEÇORIVE TË KOHËMATËSIT TË KUZHINËS

Mund të përdorni funksionin e kohëmatësit me butonin Kitchen Timer (kohëmatësi i gatimit).

1. Shtypni butonin Kitchen Timer (Kohëmatësi i gatimit).

2. Caktoni kohën e gatimit duke rrotulluar dorezën e çelësit.

3.Shtypni butonin START/+30s (FILLO/+30s) për të nisur

funksionin Kitchen Timer (kohëmatësi i kuzhinës). Rezultati: Ekrani numëron mbrapsht dhe sinjalizon kur ka

kalon koha.

Mikrovalët nuk ndizen kur përdoret kohëmatësi i kuzhinës.

Shqip - 16

MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 16

2014-01-15

�� 11:25:58

Page 136
Image 136
Samsung MS23H3125AK/OL manual Ndalimi I Gatimit, Vendosja E Regjimit TË Kursimit TË Energjisë