Udhëzimet për gatim me sensor automatik

Sensori Automatik ju mundëson që të gatuani ushqim në mënyrë automatike duke thithur sasinë e gazeve që prodhohen nga ushqimi gjatë gatimit.

Gjatë gatimit të ushqimeve, prodhohen lloje të ndryshme gazesh. Sensori Automatik përcakton kohën e duhur dhe nivelin e fuqisë duke lokalizuar këto gaze që dalin nga ushqimi, duke eliminuar nevojën për të vendosur kohën e gatimit dhe nivelin e fuqisë.

Kur e mbuloni enën me kapakun e saj ose me mbështjellëse plastike gjatë gatimit me Sensor, sensori automatik thith gazet që prodhohen pasi ena është ngopur me avull.

Nëse përdorni qese plastike ngjitëse ose mbështjellëse plastike, sigurohuni që të lini një vrimë të vogël për ajrosje në anë të pjatës ose sigurohuni që ta shponi disa herë.

Pak para se gatimi të përfundojë, koha e mbetur e gatimit do të fillojë numërimin mbrapsht. Ky do të ishte një moment i përshtatshëm për ju që të rrotulloni ose të trazoni ushqimin nëse është e nevojshme, në mënyrë që të gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme.

Para gatimit me sensor automatik, ushqimit mund t'i hidhni erëza ose salcë të skuqur. Megjithatë, duhet të dini se kripa ose sheqeri mund të krijojnë njolla djegieje te ushqimi, kështu që këta ingredientë duhet të shtohen pasi janë gatuar.

Për të arritur rezultate të mira gatimi me këtë funksion, ndiqni udhëzimet në tabelën e këtij libri për të zgjedhur enët dhe kapakët e përshtatshëm.

Përdorni gjithmonë enë që nuk e dëmtojnë mikrovalën dhe mbulojini ato me kapakët e tyre ose me mbështjellëse plastike. Kur të përdorni mbështjellëse plastike, kthejeni cepin e njërës anë për të lejuar daljen e avullit të mjaftueshëm.

Mbulojeni gjithmonë me kapakun përkatës të enës që po përdorni. Nëse ena nuk ka kapakun e vet, përdorni mbështjellëse plastike.

Mbushini enët deri të paktën përgjysmë.

Ushqimet që kanë nevojë për trazim ose për t'u rrotulluar, duhet të trazohen ose të rrotullohen nga fundi i ciklit të Gatimit me Sensor, pasi ora në ekran të ketë filluar numërimin mbrapsht.

Enët e kuzhinës dhe kapakët për gatimin me sensor

E rëndësishme

Pasi ta keni instaluar furrën dhe pasi ta keni vendosur në prizën elektrike, mos e hiqni kabllon e energjisë. Sensori i gazit ka nevojë për kohë që të stabilizohet, në mënyrë që të japë rezultate të kënaqshme gatimi.

Nuk këshillohet përdorimi i veçorisë së gatimit me sensor automatik në mënyrë të vazhdueshme për gatim, pra për proceset e gatimit njëri pas tjetrit.

Instalojeni furrën në një vend me ajrosje të mirë, që të ketë freskinë e duhur dhe qarkullim të ajrit dhe për t'u siguruar që sensori funksionon siç duhet.

Për të shmangur rezultatet e dobëta të gatimit, mos e përdorni sensorin automatik kur temperatura e dhomës është shumë e lartë ose shumë e ulët.

Mos përdorni detergjent të avullueshëm për të pastruar furrën tuaj. Gazi që del nga detergjenti, mund të dëmtojë sensorin.

Shmangni vendosjen e furrës pranë pajisjeve me lagështirë të lartë ose që emetojnë gaz, pasi kjo do të ndikojë te performanca e Sensorit Automatik.

Mbajeni gjithmonë të pastër pjesën e brendshme të furrës. Pastrojini pikat e derdhura me një cohë të njomë.

Kjo furrë është krijuar vetëm për përdorim në shtëpi.

Shqip - 18

MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 18

2014-01-15 �� 11:25:59

Page 138
Image 138
Samsung MS23H3125AK/OL manual Udhëzimet për gatim me sensor automatik, Enët e kuzhinës dhe kapakët për gatimin me sensor