Mos e përdorni furrën me mikrovalë për skuqje me shumë yndyrë, pasi temperatura e vajit nuk mund të kontrollohet. Kjo mund të shkaktojë derdhje të papritur të lëngut të nxehtë.

KUJDES

Përdorni vetëm enë kuzhine që janë të përshtatshme për t'u përdorur për furrë me mikrovalë; MOS përdorni enë metalike, servis pjatash me zbukurime prej ari dhe argjendi, shish, pirunë, etj.

Hiqni lidhëset metalike nga çantat plastike ose prej letre. Arsyeja: Mund të shkaktohet qark elektrik ose shkëndija të cilat mund të dëmtojnë furrën.

Mos e përdorni furrën me mikrovalë për të tharë letra ose rroba.

Përdorni kohë më të shkurtër për sasi më të vogla ushqimi, për të shmangur mbinxehjen dhe djegien e ushqimit.

Mos e zhytni kabllon e energjisë ose spinën elektrike në ujë dhe mbajeni kabllon e energjisë larg nga nxehtësia.

Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk duhet të nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë ndaluar nxehja e mikrovalës; gjithashtu, mos i nxehni shishet hermetike ose shishet e vulosura, vazot, enët, arrat e paqëruara, domatet, etj.

Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ato mund të marrin flakë pasi nga furra del ajër i nxehtë. Furra gjithashtu mund të nxehet dhe mund të fiket automatikisht dhe do të mbetet e tillë derisa të ftohet mjaftueshëm.

Përdorni gjithmonë doreza kuzhine kur të nxirrni një pjatë nga furra, për të shmangur djegiet padashur.

Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar nxehja dhe lëreni lëngun të qëndrojë për 20 sekonda pas nxehjes, për të shmangur vlimin shpërthyes.

Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni derën, për të shmangur djegien nga ajri ose avulli i nxehtë që del jashtë.

Mos e vini në punë furrën me mikrovalë kur është bosh. Furra me mikrovalë do të fiket automatikisht për 30 minuta për qëllime sigurie. Rekomandojmë që të vendosni

një gotë me ujë brenda në furë gjatë gjithë kohës, për të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra me mikrovalë ndizet aksidentalisht.

Instalojeni furrën në përputhje me hapësirat që përshkruhen në këtë manual. (Shihni "Instalimi i furrës me mikrovalë".)

Kujdes kur të lidhni pajisjet e tjera elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.

MASA PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËVE (VETËM PËR FUNKSIONIN E MIKROVALËVE).

Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.

(a)Në asnjë rrethanë nuk duhet të provoni të vini furrën në punë me derën hapur ose të ngacmoni çelësat e bllokimit të sigurisë (shulet e derës) ose të futni objekte në vrimat e bllokimit të sigurisë.

(b)MOS vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore dhe mos lejoni akumulimin e mbetjeve nga pastrimi në sipërfaqet bllokuese. Sigurohuni që dera dhe sipërfaqet bllokuese të derës të jenë të pastra duke

i pastruar ato pas përdorimit, fillimisht me një cohë të njomë dhe më pas me një cohë të butë e të thatë.

(c) MOS e vini furrën në punë nëse është e dëmtuar, derisa të riparohet nga një teknik shërbimi i kualifikuar për mikrovalë, i cili është trajnuar nga prodhuesi. Është e rëndësishme sidomos që dera e furrës të mbyllet siç duhet dhe që të mos dëmtohen:

(1)dera (të deformohet)

(2)menteshat e derës (të thyhen ose të lirohen)

(3) Gominat e derës dhe sipërfaqet bllokuese

(d) Furra nuk duhet të rregullohet ose të riparohet nga një person që nuk është teknik shërbimi i kualifikuar për mikrovalë dhe i trajnuar nga prodhuesi.

Shqip - 10

MS23H3125AK_OL_DE68-04241E-00_SQ.indd 10

2014-01-15 �� 11:25:55

Page 130
Image 130
Samsung MS23H3125AK/OL manual Kujdes