Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e
Veçoritë e televizorit tuaj të ri
•• 3D:Kjo veçori e re mundëson shikimin e përmbajtjeve 3D.
•• SMART HUB:
Ky televizor vjen me Smart Hub, një qendër shumëshërbimëshe argëtimi e familjare. Me anë të Smart Hub, shikuesit mund të lundrojnë në internet, të shkarkojnë aplikacione dhe të qëndrojnë në kontakt me familjen e miqtë nëpërmjet shërbimeve të rrjeteve sociale. Për më tepër, mund të shijoni skedarë fotosh, videosh dhe muzike të ruajtur në pajisjet e jashtme të ruajtjes.
™Shtypni për të hapur Smart Hub. Zgjidhni një shërbim me anë të ikonave të shfaqura në pjesën e sipërme të ekranit.
Sociale: Shikoni videot më të fundit në YouTube dhe videopublikimet tuaja dhe të miqve në Facebook dhe Twitter. Gjithashtu mund të videotelefononi miqtë duke e lidhur televizorin me kamerën.
Aplikacione: Shkarkoni dhe instaloni aplikacione si Web Browser.
Në televizor: Kontrolloni listën e programeve që janë në transmetim ajror dhe të planifikuara për transmetim ajror. (Në varësi të shtetit)
Filma dhe spektakle televizive: Blini dhe shikoni filma dhe seri televizive pa pajisje tjetër të jashtme. (Në varësi të shtetit)
Foto, video dhe muzikë: Luani skedarë foto, video dhe muzikë nga pajisje të jashtme ruajtëse.
•• Anynet+
••
•• Ndërveprimi SMART: Me anë të këtij funksioni, mund të përdorni dhe të kontrolloni opsionet dhe funksionet e menysë me anë të lëvizjeve.
•• Menaxher pajis.: Përdorni veçoritë e televizorit me tastierë dhe maus me USB ose Bluetooth.
•• MHL & Pasqyrimi i ekranit: Shfaq ekranet e pajisjeve celulare në televizor me anë të lidhjes me kabllo ose me valë.
Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (hedhja e pajisjeve elektrike dhe elektronike) (Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)
Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij ndihmëse elektronike (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) pasi e kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tjera ndihmëse nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të produktit (Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)
Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.
Shqip
Shqip - 3
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|