•• Informacioni i çiftimit që përmban një numër telefonik, ID-ja “KARTA CI ose CI+”, ID-ja e Pritësit dhe informacione të tjera do të shfaqen brenda 2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.

•• Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve, shfaqet mesazhi “Përditësimi u krye”, duke treguar se lista e kanaleve tashmë është përditësuar.

SHËNIM

•• Duhet të merrni një “KARTË CI ose CI+” nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.

•• Hiqeni “KARTËN CI ose CI+” duke e tërhequr me kujdes me duar, pasi rrëzimi mund ta dëmtojë.

•• Futeni “KARTËN CI ose CI+” në drejtimin siç tregohet në kartë.

•• Vendndodhja e folesë së NDËRFAQES SË PËRBASHKËT mund të ndryshojë në varësi të modelit.

•• “KARTA CI ose CI+” nuk mbështetet në disa vende dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të autorizuar.

•• Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.

•• Futni “KARTËN CI ose CI+” që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Ekrani do të deformohet ose nuk do të mund të shihet.

Foleja Evolution Kit (shitet veçmas)

Pjesa e pasme e televizorit

Vendosja e Evolution Kit tek televizori Samsung përmirëson harduerin dhe softuerin e televizorit pa pasur nevojë të blini një televizor të ri. Me Evolution Kit mund ta mbani televizorin të përditësuar me veçoritë dhe shërbimet më të fundit të ofruara nga Samsung Electronics.

Evolution Kit shitet veçmas. Nëse përdoruesit blejnë një Evolution Kit të hedhur në treg në vitin 2014 ose më vonë, televizori mund të përmirësohet për t'u përshtatur me versionin e softuerit të Evolution Kit. Sidoqoftë, Evolution Kit mund të mos disponohet në varësi të produktit.

Ngjyra dhe modelimi i Evolution Kit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Shikimi i e-Manual

e-Manual i integruar përmban informacion rreth veçorive kyçe të televizorit.

Ky televizor ka udhëzues të integruar përdorimi. Përdorni një nga metodat e mëposhtme për ta lexuar atë:

•• Hapni menynë Mbështet dhe zgjidhni e-Manual (Zgjidhja e problemeve).

•• Shtypni butonin E-MANUALnë telekomandën standarde.

•• Shtypni butonin MORE në Smart Touch Control për t'i shfaqur butonat e kontrollit në ekran. Goditni lehtë bllokun e prekjes derisa të shfaqet e-Manual dhe zgjidheni.

Fjalët në ngjyrë blu i referohen opsioneve të menysë së ekranit dhe fjalët në ngjyrë të kaltër i referohen butonave të telekomandës.

Versioni i printueshëm i këtij udhëzuesi disponohet edhe në www.samsung.com/support.

Lëvizja në faqe

Për të lëvizur në faqe, përdorni një nga mënyrat e mëposhtme:

•• Shtypni butonin

ose

në shiritin e lëvizjes në anën

e djathtë të ekranit.

 

 

•• Tërhiqni ose lëvizni gishtin shpejt lart ose poshtë përgjatë vijës në anën e majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes.

•• Vendosni fokusin në butonin ose në anën e djathtë të ekranit, tërhiqni ose lëvizni gishtin shpejt lart ose poshtë në bllokun e prekjes.

Përdorimi i ikonave të sipërme

Përdorni ikonat Pas, Përpara dhe Faqe e hapur në pjesën e sipërme majtas të ekranit për të lëvizur nëpër faqe. Këto ikona disponohen kur kalohen dy ose më shumë faqe.

Kthimi te Faqja kryesore

Për t'u kthyer në faqen kryesore, shtypni butonin aose zgjidhni në pjesën e sipërme djathtas të ekranit.

Kërkimi tek Treguesi

Shtypni butonin bose zgjidhni në pjesën e sipërme djathtas të ekranit për të shfaqur treguesin. Zgjidhni një fjalë për të shfaqur faqen që e përmban atë fjalë.

Kërkimi i faqeve

Shtypni butonin {ose zgjidhni në pjesën e sipërme të ekranit për të hyrë në ekranin e kërkimit. Futni një shprehje kërkimi dhe zgjidhni Kryer. Zgjidhni një element nga lista e rezultateve të kërkimit për të shkuar në faqen përkatëse.

Shqip

Shqip - 13

[UF8000-XH]BN68-04794D-06L16.indb 13

 

 

2013-10-29 ￿￿ 10:07:49