Alarmi për bateri të shkarkuar
Nëse bateria shkarkohet plotësisht dhe pulson gjatë përdorimit të Smart Touch Control, dritarja e mëposhtme e alarmit do të pulsojë dhe do të shfaqet në pjesën e poshtme majtas të ekranit. Nëse shfaqet dritarja e alarmit, zëvendësoni bateritë e Smart Touch Control. Përdorni bateri alkaline për përdorim më të gjatë.
Vendosja e baterive (AAA x 2)
1. Ngrijeni pak kakapun e baterisë me një kartë plastike. | 1 | 2 | 3 |
Më pas, tërhiqni me thua kapësen e kapakut për ta hequr tërësisht.
✎✎ Kontrolloni vendndodhjen e kanalit të kapakut të baterive. Vendndodhja e kanalit mund të ndryshojë në varësi të llojit të Smart Touch Control që ofrohet me produktin.
2.Vendosni 2 bateritë AAA, duke u siguruar të puthitni polet pozitive dhe negative siç duhet.
3.Vendosni kapakun e folesë së baterive drejt me pjesën e pasme të telekomandës dhe shtyjeni për poshtë përgjatë buzëve derisa të puthitet mirë me telekomandën.
Përdorimi i bllokut të prekjes
Përdoreni bllokun e prekjes për të kryer komanda të ndryshme. Kaloni te Tutorial (Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Tutorial) për të parë udhëzuesin në ekran për përdorimin e Smart Touch Control.
Tërheqja | Shtypni |
Tërhiqni bllokun e prekjes në drejtimin e dëshiruar.
Lëvizni fokusin ose treguesin në drejtimin e tërheqjes së gishtit.
Shtypni në bllokun e prekjes. Kjo zgjedh elementin e fokusuar. Gjatë shikimit të televizorit, shtypja dhe mbajtja e bllokut të prekjes shfaq listën e kanaleve. Në disa aplikacione, shtypja dhe mbajtja e bllokut të prekjes për më shumë se 2 sekonda shfaq listën e funksioneve që disponohen për aplikacionin.
Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave
Kur shikoni televizor, prekni mbi vijën e ngritur në anën e majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes për të hapur dritaren e vendosjes së numrave në ekran. Përdorni gishtin për të vendosur numrin e kanalit që dëshironi të shikoni. Numri i njohur shfaqet në ekran dhe televizori kalon në kanalin përkatës. Shikoni kapitullin e manualit elektronik, Kontrollimi i televizorit > Blloku i prekjes.
Udhëzuesi i vendosjes së numrave
Drejtojuni skicave më poshtë kur vendosni vlera numerike. Televizori mund të mos i njohë numrat nëse nuk ndiqni hapat siç tregohen më poshtë.
Shqip - 6
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|