Syze 3D Active

Veçoritë

Syzet SSG-5100GB 3D të Samsung-ut ju mundësojnë që të shihni pamje 3D në televizorin tuaj 3D. Syzet 3D Samsung komunikojnë me televizorët 3D Samsung nëpërmjet bandës 2,4 GHz të radiofrekuencave.

Syzet 3D Samsung përputhen vetëm me seritë D, E dhe F të televizorëve 3D Samsung që janë hedhur në treg në vitin 2011, 2012 dhe 2013. Këto syze 3D nuk mund të lidhen me pajisje të tjera Bluetooth.

Pjesët

Treguesi LED & Butoni i ndezjes

Kapaku i

baterisëDiafragma me kristale të lëngshme

Për detaje mbi mënyrën e vendosjes së pllakëzave mbajtëse te syzet dhe mbi mënyrën e çiftimit të syzeve me televizorin, drejtojuni manualit të veçantë të syzeve 3D.

Ndërrimi i baterisë

Nëse llamba e kuqe pulson vazhdimisht çdo dy sekonda, ndërrojeni baterinë me një të re.

Futni polin "+" të baterisë në anën e shënuar me "+" në folenë e baterive.

Për të kontrolluar kapacitetin e mbetur të baterisë, drejtojuni seksionit të çiftimit në manual.

Çiftimi i syzeve 3D Active

Çfarë është çiftimi? Çiftimi është procesi i lidhjes së syzeve 3D me televizorin 3D në mënyrë që pajisjet të shkëmbejnë të dhëna.

Sigurohuni që televizori Samsung dhe syzet 3D të mos jenë më larg se 19,5 inç (49,53 cm) larg njëri- tjetrit gjatë procesit të çiftimit.

•• Ndezja e syzeve

Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e gjelbër ndizet për 3 sekonda.

(Përpara përdorimit të syzeve 3D, sigurohuni që në televizor të jetë aktivizuar 3D.)

•• Fikja e syzeve

Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e kuqe ndizet për 3 sekonda.

•• Kryerja e procesit të çiftimit

Shtypni butonin e ndezjes së televizorit dhe lëreni të ndizet plotësisht. Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes te syzet. Llamba e gjelbër dhe ajo e kuqe pulsojnë me alternim për 2 sekonda.

•• Rrezja e funksionimit

Distanca e rekomanduar e çiftimit

2~6 m

50 cm

 

Tërhiqni kapakun e

Hapni kapakun e

Hiqni baterinë

baterisë për poshtë

baterisë

 

 

Shtyni kapakun

Mbyllni kapakun e

Ndërroni baterinë

e baterisë për

baterisë

 

poshtë

 

 

Distanca e rekomanduar e shikimit

Distanca e rekomanduar e shikimit

2~6 m (6,5 deri në 19,5 fut)

Distanca e rekomanduar e çiftimit

50 cm ose më pak (19,5 inç)

 

 

Pasi kryhet çiftimi me syzet 3D, kapaciteti i mbetur i baterisë shfaqet në ekranin e televizorit. (Kjo veçori vlen vetëm për televizorët Samsung 3D të serisë F dhe për syzet 3D që disponohen që prej vitit 2013.)

Nëse vazhdoni të provoni kryerjen e çiftimit të syzeve me televizorin, niveli i baterisë do të bjerë ndjeshëm. Sidoqoftë, niveli i baterisë do të rikuperohet deri në një farë mase brenda rreth një minute.

Shqip - 16

[UF8000-XH]BN68-04794D-06L16.indb 16

 

 

2013-10-29 ￿￿ 10:07:51