Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit

Sensori i kursimit mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Kjo shkakton ndriçimin ose errësimin automatik të televizorit. Nëse dëshironi ta çaktivizoni funksionin, shkoni tek Menyja e ekranit > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko

Mos e bllokoni sensorin me asnjë material. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.

1.Sensori eko: Kjo veçori që kursen energji, rregullon automatikisht ndriçimin e ekranit të televizorit sipas intensitetit të dritës së ambientit që diktohet nga sensori i dritës.

2.Për ta aktivizuar ose çaktivizuar Sensori eko, shkoni tek Menyja e ekranit > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko dhe zgjidhni Ndez ose Fik..

3.Masat paraprake: Nëse ekrani duket shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga Sensori eko.

Parandalimi i rrëzimit - Sigurimi i televizorit në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen ose ta destabilizojnë televizorin. Nëse ndodh kjo, televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën e Sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.

Instalimi i kompletit mbajtës të televizorit:

Mbajtësja e televizorit

Mbajtësja

Vida (M8 X L28) 2 secila

 

Shqip - 22

 

[UF8000-XH]BN68-04794D-06L16.indb 22

 

2013-10-29 ￿￿ 10:07:53