Në të ardhmen, do të ofrohet më shumë përmbajtje që mund ta konfigurosh te shfletuesi i Ambient Mode.
Mund të zgjidhi përmbajtjet dhe kategoritë e mëposhtme:
●● Dekor: Ofron ekrane të bukura.
●● Info: Ofron informacione të tilla si moti, lajmet kryesore dhe më tepër.
"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të zonës gjeografike.
●● Foto: Mundëson vendosjen e një figure të ruajtur në pajisjen portative si sfond të ekranit të Ambient Mode. Mund të konfiguroni paraqitje të veçanta me fotot tuaja.
"" Për të ruajtur fotot nga pajisja celulare drejt televizorit dhe për t'i importuar në Ambient Mode, përdorni aplikacionin SmartThings në pajisjen celulare.
Konfigurimi i detajeve të Ambient Mode
Në ekranin e shfletuesit Ambient Mode, kaloni fokusin te dhe pastaj shtypni butonin Zgjidh. Mund të ndryshoni cilësimet e mëposhtme:
●● Ndriçimi: Rregulloni ndriçimin e ekranit për Ambient Mode.
●● Ton. i ngjyrës: Rregulloni ngjyrat e ekranit për Ambient Mode.
●● Ndriçimi automatik: Ndryshoni cilësimin e ndriçimit automatik për Ambient Mode.
"" Kur ky funksion caktohet në Fik., niveli i ndriçimit të ekranit të televizorit nuk rregullohet automatikisht sipas nivelit të dritës së ambientit.
●● Kohëmatësi i fikjes së ambientit: Caktoni orën e fikjes automatike të ekranit të Ambient Mode.
"" Nëse nuk ka veprime nga telekomanda për kohën e caktuar, ekrani fiket. Për ta rikthyer ekranin në Ambient Mode,
shtypni butonin në telekomandë.
Ndryshimi i ngjyrës së sfondit të Ambient Mode
Për të ndryshuar ngjyrën e sfondit të Ambient Mode, lëvizeni fokusin në në ekranin e shfletuesit të Ambient Mode dhe shtypni butonin Zgjidh. Mund të ndryshoni ngjyrën e sfondit ose motivin. Lëvizeni fokusin në një ngjyrë a motiv që dëshironi dhe shtypni butonin Zgjidh.
"" Shkrepni një foto muri nga aplikacioni SmartThings në pajisjen celulare për ta caktuar si sfond të Ambient Mode. Ky funksion mund të ketë një vonesë në përcjelljen e figurës dhe optimizim në varësi të kushteve të rrjetit.
- 12 -