Lidhja e Pajisje celulare

Lidhni pajisjen celulare me televizorin në të njëjtin rrjet për të komanduar televizorin me anë të pajisjes celulare ose përdorni përmbajtjen e pajisjes celulare në televizor.

Përdorni aplikacionin SmartThings në pajisjen celulare, për të lidhur televizorin shpejt dhe thjesht dhe për të komanduar cilësimet e tij kryesore. Për më tej, mund të kontrolloni dhe komandoni në distancë gjendjet e pajisjeve të ndryshme si p.sh. pajisjet inteligjente Samsung, pajisjet shtëpiake dhe altoparlantët, të regjistruar te serveri.

"" Sigurohuni që televizori mbështet SmartThings. Mund ta gjeni në menynë Pajisja e mbështetur në aplikacionin SmartThings.

"" Për të përdorur aplikacionin SmartThings, duhet të identifikoheni në llogarinë tuaj Samsung në televizor. "" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit të televizorit ose pajisjes celulare.

"" Funksionet e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të versionit të aplikacionit SmartThings.

Mund të instaloni aplikacionin SmartThings nga "App Store" ose "Google Play Store".

Lidhja me televizorin me anë të aplikacionit SmartThings

1.Ndizni televizorin.

2.Hapni aplikacionin SmartThings në pajisjen celulare.

3.Prekni Shto pajisje në tabelën e kontrollit të aplikacionit SmartThings. Bëhet kërkimi për televizorët që mund të lidhen.

4.Nga rezultatet e kërkimit, zgjidhni modelin e televizorit.

5.Jepni numrin PIN të shfaqur në ekranin e televizorit.

Pasi televizori të jetë regjistruar me llogarinë Samsung, mund të përdorni aplikacionin SmartThings për të komanduar televizorin.

""

Nëse nuk e gjeni televizorin në pajisjen celulare, fikini dhe ndizini të dy dhe pastaj provoni përsëri.

""

Nëse keni më shumë se një televizor, mund të zgjidhni lehtësisht televizorin që doni duke caktuar emra të ndryshëm për

 

secilin në

 

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i sistemit Emri i Aparatit.

 

 

- 33 -

Page 33
Image 33
Samsung UE65NU8002TXXH, UE65NU7372UXXH Lidhja e Pajisje celulare, Lidhja me televizorin me anë të aplikacionit SmartThings