Kufizime të tjera

●● Kodekët mund të mos funksionojnë siç duhet nëse ka ndonjë problem me materialin.

●● Materialet video nuk luhen ose nuk luhen saktë nëse ka gabim në material ose në kontejner.

●● Zëri ose videoja mund të mos funksionojnë nëse kanë shpejtësi standarde të biteve/shpejtësi standarde të kuadrove mbi klasifikimet e përputhshmërisë së televizorit.

●● Nëse tabela e treguesit ka ndonjë gabim, funksioni Kërko (Kërce) nuk do të punojë.

●● Kur luhet video përmes një lidhjeje në rrjet, videoja mund të mos luhet shtruar për shkak të shpejtësive të transmetimit të të dhënave.

●● Disa pajisje USB/kamera dixhitale mund të mos përputhen me televizorin. ●● Kodeku "HEVC" disponohet vetëm në kontejnerët MKV / MP4 / TS.

●● Kodeku "MVC" mbështetet pjesërisht.

Dekoduesit e videos

●● H.264 mbështetet deri në "Level 5.1", ndërsa H.264 dhe FHD mbështeten deri në "Level 4.1". (Televizori nuk mbështet FMO / ASO / RS)

●● "HEVC UHD" mbështetet deri në "Level 5.1". ●● VC1 AP L4 nuk mbështetet.

●● GMC 2 ose më lart nuk mbështetet.

Dekoduesit e zërit

●● WMA mbështetet deri në 10 kanale "Pro 5.1", profil M2.

●● WMA1, WMA pa humbje cilësie / vokalet nuk mbështeten. ●● "QCELP" dhe "AMR NB / WB" nuk mbështeten.

●● "Vorbis" mbështetet për deri në 5.1 kanale.

●● Dolby Digital Plus mbështetet për deri në 5.1 kanale.

●● Shpejtësitë e mbështetura tipike janë 8, 11,025, 12, 16, 22,05, 24, 32, 44,1 dhe 48 KHz dhe ndryshojnë sipas kodekut.

- 150 -

Page 150
Image 150
Samsung UE65NU7372UXXH, UE65NU7172UXXH, UE55NU7172UXXH manual Kufizime të tjera, Dekoduesit e videos, Dekoduesit e zërit, 150