Përdorimi i menysë së asistencës
Shiko përshkrimet e funksioneve të menysë së asistencës.
"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të zonës gjeografike.
Menyja Shkurtoret e asistencës
Shtypni dhe mbani butonin VOL për të shfaqur menynë Shkurtoret e asistencës.
Menyja Shkurtoret e asistencës mundëson aktivizimin ose çaktivizimin e Udhëzuesi zanor duke ndryshuar cilësimet. Udhëzuesi zanor shqipton zërat e menysë të shfaqur në ekran në mënyrë që televizori të përdoret me lehtësi nga personat që nuk mund ta shikojnë ekranin.
Menyja përmban një numër artikujsh duke përfshirë:
●● Udhëzuesi zanor: Funksionon në çdo ekran televizori dhe, kur është i aktivizuar, shqipton dhe identifikon artikujt e shfaqur në ekran. Për shembull, ju tregon volumin e zgjedhur, kanalin aktual dhe informacionin e programit. Gjithashtu lexon informacionin e programit në guidën elektronike të programeve (UPE).
●● Kontrasti i lartë: Ky funksion ju lejon të shfaqni të gjitha menytë në një sfond të zi të patejdukshëm dhe me shkrim të bardh, duke ofruar kontrast maksimal.
●● Zmadho: Ky funksion zmadhon elemente të rëndësishme në ekran si p.sh. emrat e programeve.
●● Mëso telekomandën e televizorit: Mësoni emërtimet dhe funksionet e butonave në telekomandë. Në këtë ekran, shtypja e butonit të ndezjes (butoni i sipërm majtas) do të fikë televizorin, por kur shtypet çdo buton tjetër, televizori do të tregojë emrin e butonit dhe shkurtimisht funksionin e tij. Kjo mënyrë e të mësuarit ju ndihmon të mësoni vendndodhjen dhe përdorimin e butonave në telekomandë pa ndikuar në përdorimin
normal të televizorit. Shtypni dy herë butonin | për të dalë nga Mëso telekomandën e televizorit. |
●● Mëso menynë e ekranit: Mëso menytë në ekranin e televizorit. Pas aktivizimit, televizori do të të tregojë strukturën dhe funksionet e menyve që zgjedh.
Hapja e menysë Shkurtoret e asistencës
Në Telekomanda inteligjente "Samsung" ekzistojnë dy butona të hollë horizontalë si çelës pranë
Nëse shtypni dhe mbani butonin VOL ndërkohë që Udhëzuesi zanor është i çaktivizuar, do të shfaqet menyja Shkurtoret e asistencës dhe do të hapet Udhëzuesi zanor. Mund të aktivizoni ose çaktivizoni funksionet e tilla
si Udhëzuesi zanor, Përshkrimi i audios, Kontrasti i lartë, Shkallë grije, Anasjellje e ngjyrave, Zmadho, Mëso telekomandën e televizorit, Mëso menynë e ekranit, Titra, Zëri me dalje shumëfishe dhe mund të lëvizni në faqet Mëso telekomandën e televizorit dhe Mëso menynë e ekranit.
"" Mëso telekomandën e televizorit dhe Mëso menynë e ekranit ofrohen vetëm kur aktivizohet Udhëzuesi zanor.