●● Cilësimet
Kur fokusi lëvizet në ikonën , në krye të menysë shfaqet një listë ikonash të cilësimeve të shpejta. Duke klikuar mbi ikonat mund të caktoni shpejt funksionet e përdorura shpesh.
–– Regjim figure
Mund të zgjidhni modalitetin e figurës që ofron shikimin më të mirë. Për të ndryshuar modalitetin e figurës, shtypni butonin Zgjidh. Për të bërë rregullime të vogla, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Konfigurimi i figurës.
–– Regj. ting.
Mund të zgjidhni një modalitet zëri për dëgjim më të mirë. Për të ndryshuar modalitetin e zërit, shtypni butonin Zgjidh. Për të bërë rregullime të vogla, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Konfigurimi i barazuesit.
–– Dalja e zërit
Mund të zgjidhni altoparlantët që përdor televizori për daljen e zërit. Për të ndryshuar daljen e zërit, shtypni butonin Zgjidh. Për t’u lidhur me altoparlant me “Bluetooth”, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Lista e altoparlantëve .
"" Lidhja me altoparlant me “Bluetooth” mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose zonës gjeografike.
–– Titra
Mund të shihni transmetime televizive me titra. Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin Titra, shtypni butonin Zgjidh. Për të hapur Shkurtoret e asistencës, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Shkurtoret e asistencës.
–– Gjuha e audios
Mund të zgjidhni gjuhën e zërit që doni të dëgjoni. Për të bërë rregullime të vogla, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Shko te opsionet e audios.
Kur përdorni një pajisje të jashtme të lidhur, mund të shikoni një transmetim televiziv në një dritare dytësore (PIP). Për të bërë rregullime të vogla, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Konfigurimi i "FNF".
–– Rrjeti
Mund të shikoni gjendjen aktuale të lidhjes më rrjetin dhe internetin. Shtypni butonin me shigjetë lart dhe pastaj zgjidhniStatusi i rrjetit ose Cilësimet e rrjetit.
"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të zonës gjeografike.