●● Gjendja e televizorit të fikur

Për të hapur Ambient Mode ndërkohë që televizori është fikur, shtypni butonin në telekomandë. Për të hapur modalitetin televiziv kur televizori është i fikur, shtypni butonin . Në modalitetin televizor, mund të shikoni transmetime ose të përdorni përmbajtjen e pajisjeve të jashtme të lidhura.

Ndryshimi i përmbajtjes dhe cilësimeve të Ambient Mode

Dekor Info Foto

"" Figura në televizor mund të ndryshojë nga figura më lart, në varësi të modelit dhe zonës gjeografike.

Kur shtypni butonin ose Ambient Mode, shfaqet ekrani i shfletuesit Ambient Mode. Në ekranin e shfletuesit Ambient Mode mund të zgjidhni përmbajtjen dhe të ndryshoni cilësimet e Ambient Mode.

Konfigurimi i përmbajtjes për Ambient Mode

Ekrani i shfletuesit Ambient Mode e shfaq përmbajtjen lart dhe kategoritë poshtë. Përdorni butonat e drejtimit majtas ose djathtas në listën e përmbajtjeve lart për të lëvizur fokusin e materialit që dëshironi, dhe shtypni butonin Zgjidh. Përmbajtja e zgjedhur luhet në Ambient Mode.

- 64 -

Page 64
Image 64
Samsung QE65Q8CNATXXH, UE65NU7372UXXH, UE65NU7172UXXH, UE55NU7172UXXH Ndryshimi i përmbajtjes dhe cilësimeve të Ambient Mode