Lidhja e "kartës CI ose CI+" nëpërmjet folesë COMMON INTERFACE

Lidhni "kartën CI ose CI+” me folenë e COMMON INTERFACE sipas figurës më poshtë.

Përdorimi i "kartës CI ose CI+"

Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet karta "CI ose CI+".

●● Televizori "Samsung" ndjek standardin "CI+ 1.4". Kur televizori shfaq dritare mesazhi, kjo mund të ndodhë për shkak konflikti të versionit 1.4 të CI+. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni me qendrën telefonike të Samsung-ut.

"" Televizori yt "Samsung" pajtohet me standardin CI+ 1.4.

"" Nëse moduli i ndërfaqes së përbashkët CI+ nuk e mbështet këtë pajisje, hiqeni modulin dhe kontaktoni operatorin e modulit CI+ për ndihmë.

●● Nëse nuk fusni modul “CI ose CI+ CARD”, disa kanale shfaqin mesazh në ekran.

●● Informacioni i çiftimit që përmban një numër telefoni, ID-në e “KARTËS CI ose CI+”, ID-në e pritësit dhe informacione të tjera do të shfaqet brenda 2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.

●● Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve, shfaqet mesazhi "Përditësimi u krye", duke treguar se lista e kanaleve tashmë është përditësuar.

"" Duhet të merrni një kartë "CI ose CI+" nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.

"" Kartën "CI ose CI+" hiqeni duke e tërhequr me kujdes me duar, pasi rrëzimi mund ta dëmtojë. "" Futeni kartën "CI ose CI+" në drejtimin që tregohet në kartë.

"" Vendndodhja e folesë COMMON INTERFACE mund të ndryshojë në varësi të modelit.

"" Karta "CI ose CI+" nuk mbështetet në disa shtete dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të autorizuar. "" Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.

- 120 -

Page 120
Image 120
Samsung UE65NU7372UXXH, UE65NU7172UXXH, UE55NU7172UXXH, UE65NU8002TXXH, QE65Q8CNATXXH manual Përdorimi i kartës CI ose CI+, 120