2  Cilësimet

Kur fokusi lëvizet në ikonën , në krye të menysë shfaqet një listë ikonash të cilësimeve të shpejta. Duke klikuar mbi ikonat mund të caktoni shpejt funksionet e përdorura shpesh.

●● Regjim figure

Mund të zgjidhni modalitetin e figurës që ofron shikimin më të mirë. Për të ndryshuar modalitetin e figurës, shtypni butonin Zgjidh. Për të bërë rregullime të vogla, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Konfigurimi i figurës.

●● Regj. ting.

Mund të zgjidhni një modalitet zëri për dëgjim më të mirë. Për të ndryshuar modalitetin e zërit, shtypni butonin Zgjidh. Për të bërë rregullime të vogla, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Konfigurimi i barazuesit.

●● Dalja e zërit

Mund të zgjidhni altoparlantët që përdor televizori për daljen e zërit. Për të ndryshuar daljen e zërit, shtypni butonin Zgjidh. Për t’u lidhur me altoparlant me “Bluetooth”, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Lista e altoparlantëve .

"" Lidhja me altoparlant me “Bluetooth” mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose zonës gjeografike.

●● Titra

Mund të shihni transmetime televizive me titra. Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin Titra, shtypni butonin Zgjidh. Për të hapur Shkurtoret e asistencës, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Shkurtoret e asistencës.

●● Gjuha e audios

Mund të zgjidhni gjuhën e zërit që doni të dëgjoni. Për të bërë rregullime të vogla, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Shko te opsionet e audios.

●● FNF

Kur përdorni një pajisje të jashtme të lidhur, mund të shikoni një transmetim televiziv në një dritare dytësore (FNF). Për të bërë rregullime të vogla, shtypni butonin e drejtimit lart dhe zgjidhni Konfigurimi i "FNF".

"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të zonës gjeografike.

●● Rrjeti

Mund të shikoni gjendjen aktuale të lidhjes më rrjetin dhe internetin. Shtypni butonin me shigjetë lart dhe pastaj zgjidhniStatusi i rrjetit ose Cilësimet e rrjetit.

"" Shtypja e Cilësimet shfaq të gjitha menytë e disponueshme të cilësimeve.

"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të zonës gjeografike.

- 56 -

Page 56
Image 56
Samsung UE55NU7172UXXH, UE65NU7372UXXH manual Regjim figure, Regj. ting, Dalja e zërit, Titra, Gjuha e audios, Rrjeti