Përdorimi i funksioneve Koha e mbrojtjes auto dhe të kursimit të energjisë
Caktimi i Koha e mbrojtjes auto dhe ulja e konsumit të energjisë së televizorit.
Caktimi i Koha e mbrojtjes auto
Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i sistemit Koha e mbrojtjes auto Provo tani
Aktivizo mbrojtësin e ekranit në rastet kur televizori shfaq një pamje të palëvizshme për dy ose më shumë orë.
Reduktimi i konsumit të energjisë së televizorit
Cilësimet Të përgjithshme Zgjidhja eko Provo tani
Mund të rregulloni nivelin e ndriçimit, reduktoni konsumin e përgjithshëm të energjisë dhe parandaloni mbinxehjen e televizorit.
●● Diktimi i dritës së ambientit Provo tani
Rregullon automatikisht nivelin e ndriçimit të televizorit sipas nivelit të ndriçimit të ambientit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse Diktimi i dritës së ambientit e ka rregulluar ndriçimin e ekranit në një nivel tepër të ndritshëm ose tepër të errët, mund të zgjidhni Drita minimale sfond për ta rregulluar manualisht ndriçimin minimal të ekranit.
●● Drita minimale sfond Provo tani
Kur Diktimi i dritës së ambientit është i çaktivizuar, mund ta rregulloni manualisht ndriçimin minimal të ekranit të televizorit duke marrë në konsideratë nivelin e ndriçimit të mjedisit rrethues. Ky funksion kryhet
vetëm kur vlera është më e vogël se cilësimi në Cilësimet Figurë Cilësimet e avancuara Drita sfond.
●● Modaliteti i kursimit të energjisë Provo tani
Mundëson zgjedhjen e një cilësimi ndriçimi nga lista për të reduktuar konsumin e energjisë nga televizori.
●● Ndriçim në lëvizje Provo tani
Rregullon ndriçimin si përgjigje ndaj lëvizjeve në ekran për uljen e konsumit të energjisë.
●● Fikja automat. Provo tani
Fik automatikisht televizorin për të parandaluar konsumin e panevojshëm të energjisë nëse nuk përdoret për 4 orë.