Lexojeni përpara përdorimit të Ndërveprimi zanor

Masa paraprake për Ndërveprimi zanor

●● Gjuhët dhe veçoritë e mbështetura të ndërveprimit zanor mund të ndryshojnë në varësi të zonës gjeografike.

●● Nëse gjuha e caktuar ndryshon nga gjuha e vendit tuaj, disa veçori nuk disponohen.

●● Ndërveprimi zanor ofrohet vetëm kur televizori lidhet me internetin.

●● Edhe nëse televizori është i lidhur me internetin, mund të ndodhë që të mos ketë reagim për shkak të një gabim serveri të Ndërveprimi zanor.

●● Specifikimet ekzistuese funksionale mund të ndryshohen me përditësimin e Ndërveprimi zanor.

●● Ndërveprimi zanor ofrohet vetëm tek televizorët që e mbështesin dhe që ofrohen me telekomanda të pajisura me mikrofon.

●● Simbolet përfshirë këtu "-" dhe karaktere të veçanta nuk mbështeten. Si rrjedhojë, nëse një fjalë ose fjali përmban vlera numerike ose simbole, funksioni nuk mund të funksionojë siç duhet.

●● Rezultat e kërkuara mund të mos ofrojnë rezultate të plota.

●● Mund t'ju kërkohet të paguani për disa aplikacione. Si rrjedhojë, mund t'ju shfaqet një aplikacion ose kontratë shërbimi.

●● Për të ndryshuar kanalin aktual duke shqiptuar emrat e kanaleve si komanda zanore, duhet të përfundoni Konfiguro ofruesin e shërbimit. Nëse Konfiguro ofruesin e shërbimit nuk ka përfunduar, mund ta përfundoni duke përdorur menynë e mëposhtme.

––

 

Cilësimet Të përgjithshme Fillo konfigurimin Provo tani

 

●● Për të përdorur funksionin e shkrimit të tekstit me zë dhe të kërkimit inteligjent, duhet të pranoni dispozitat që u lejojnë palëve të treta të grumbullojnë dhe të përdorin të dhënat tuaja zanore.

●● Për të përdorur funksionin Ndërveprimi zanor, duhet të:

––Të pranoni kushtet e përdorimit të Smart Hub

––Të bini dakord me udhëzuesin në lidhje me grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave personale për shërbimin e Smart Hub.

––Të pranoni grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave personale për shërbimin e bazuar në ndërveprimin zanor.

Kërkesat për përdorimin e Ndërveprimi zanor

●● Shpejtësia e ndërveprimit zanor ndryshon në varësi të volumit/tonalitetit, shqiptimit dhe mjedisit të zërit (zhurmës së mjedisit rrethues dhe zërit të televizorit).

●● Volumi optimal për komandat zanore është midis 75 dB dhe 80 dB.

- 79 -

Page 79
Image 79
Samsung UE65NU7172UXXH, UE65NU7372UXXH, UE55NU7172UXXH, UE65NU8002TXXH manual Lexojeni përpara përdorimit të Ndërveprimi zanor