Pasqyrimi i ndërsjellë i televizorit dhe pajisjes celulare duke përdorur aplikacionin SmartThings

Pasqyrimi i ndërsjellë i referohet ose nxjerrjes së të njëjtit ekran dhe zë të një pajisjeje celulare në televizor, ose nxjerrjen e të njëjtit ekran dhe zë të një televizori në pajisjen celulare. Mund të përdorni aplikacionin SmartThings për të përdorur ekranin dhe zërin e televizorit në pajisjen celulare ose të luani ekranin dhe zërin e pajisjes celulare në televizor.

Hapni aplikacionin SmartThings në pajisjen celulare. Prekni televizorin nga paneli ose pajisja. Mund të përdorni funksionet e mëposhtme:

●● Mund të përcillni figurën dhe zërin e pajisjes celulare në televizor.

"" Pasi të lidhni një pajisje portative që mbështet pasqyrimin e ekranit në televizor, mund ta përdorni këtë funksion për të parë ekranin e pajisjes portative në televizor nëpërmjet lidhjes me valë, si dhe për të shfaqur në televizor skedarët video, audio ose foto që luhen në pajisjen portative.

●● Mund të përdorni ekranin dhe zërin e televizorit në pajisjen celulare.

●● Mund të dëgjoni vetëm zërin e televizorit në pajisjen celulare.

"" Mund të shtoni një pajisje të re nëpërmjet aplikacionit SmartThings në celularin tuaj. Për më shumë detaje, shihni manualin e përdorimit të aplikacionit SmartThings.

"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit të televizorit ose pajisjes celulare.

"" Funksionet e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të versionit të aplikacionit SmartThings.

""

Nëse nuk gjendet asnjë televizor, provoni sërish pasi t'i fikni dhe t'i ndizni të dyja.

 

 

""

Nëse keni disa televizorë, për çdo televizor vendosni një emër të ndryshëm në

 

Cilësimet Të përgjithshme

 

 

Administrimi i sistemit Emri i Aparatit për ta bërë të lehtë zgjedhjen.

 

 

Menaxhimi i pajisjes portative

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i pajisjeve të jashtme Menaxheri i lidhjes së pajisjeve Provo tani

●● Hap njoftimin

Përcaktoni nëse dëshironi të shfaqni një njoftim nëse pajisja portative përpiqet të lidhet me televizorin.

●● Lista e pajis.

Shfaqni, modifikoni ose hiqni një listë pajisjesh celulare të regjistruara në televizor.

- 34 -

Page 34
Image 34
Samsung QE65Q8CNATXXH manual Menaxhimi i pajisjes portative, Hap njoftimin, Lista e pajis, Cilësimet Të përgjithshme