Përdormi i regjistrimit të numrit në ekran nëpërmjet Telekomanda inteligjente "Samsung":

Përdorni tastierën numerike virtuale për shkrimin e numrave p.sh. për të regjistruar numrin e një kanali ose për të regjistruar një kod PIN.

Shtypni butonin ose në Telekomanda inteligjente "Samsung" dhe në ekran do të shfaqet tastiera numerike virtuale me 2 rreshta. Udhëzuesi zanor shqipton "tastiera numerike virtuale, 6" që tregon se shiriti i numrit ndodhet në ekran dhe fokusi është në numrin 6. Ky shirit mban butonat si më poshtë:

●● Në rreshtin fundor: Nga ana më majtas: TTX, 1 9, 0, -(vizë), Fshiji, Kalo në fillim (ose Kalo në fund)

●● Rreshti i sipërm ka një opsion, Kryer.

"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të zonës gjeografike.

Përdorni butonat e drejtimit majtas dhe djathtas për të lëvizur përgjatë rreshtit dhe shtypni Zgjidh për të zgjedhur tastierën numerike. Kur të keni përfunduar me zgjedhjen e të gjithë numrave që ju nevojiten (për shembull, 123), shtypni butonin e drejtimit lart për të kaluar tek opsioni Kryer dhe më pas shtypni Zgjidh për të përfunduar.

Gjatë shkrimit të një numri kanali, mund të jepni numrin dhe të zgjidhni opsionin Kryer në rreshtin e sipërm ose mund të jepni numrin e kanalit dhe të prisni. Pas një kohe të shkurtër, kanali do të ndryshojë dhe tastiera numerike virtuale do të zhduket nga ekrani.

Ndryshimi i volumit

Përdorni butonin VOL në të majtë për ndryshimin e volumit. Sa herë që ndryshoni volumin duhet të deklarohet niveli i ri i volumit.

●● Butoni VOL: Nga të dy butonat që dalin nga mesi i Telekomanda inteligjente "Samsung", ai në të majtë është butoni VOL. Shtypni butonin VOL për lart ose poshtë për të ndryshuar volumin.

●● Shtypni butonin VOL në telekomandën standarde për të ndryshuar volumin.

Përdorimi i informacionit të programit

Gjatë kohës që shikoni televizor, shtypni butonin Zgjidh për të parë informacionin e programit që shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit. Udhëzuesi zanor do të thotë nëse titrat e programit ose përshkrimet me zë janë të disponueshme. Për të parë më tepër informacion të detajuar të programit, shtypni dhe mbani butonin Zgjidh. Udhëzuesi zanor do t’ju japë më shumë detaje si p.sh. përmbledhjen e programit.

Shtypni butonat e drejtimit majtas ose djathtas për të kontrolluar çfarë mund të shikoni më pas në të njëjtin kanal. Shtypni butonin e drejtimit lart ose poshtë për të kaluar në kanalet e tjera dhe për të parë se cilat programe po transmetohen aktualisht në to.

Shtypni për t'u kthyer ose për të mbyllur detajet e programit.

"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të zonës gjeografike.

- 170 -

Page 170
Image 170
Samsung UE55NU7172UXXH, UE65NU7372UXXH, UE65NU7172UXXH Ndryshimi i volumit, Përdorimi i informacionit të programit, 170