Instalimi dhe hapja e një aplikacioni
Instalimi i aplikacionit
1.Kaloni në aplikacionin që dëshironi të instaloni dhe më pas shtypni butonin Zgjidh. Shfaqet ekrani i informacioneve të detajuara.
2.Zgjidhni Instaloni. Pasi përfundon instalimi, shfaqet menyja Hap.
3.Zgjidhni Hap për të hapur aplikacionin menjëherë.
"" Në ekranin Cilësimet mund të shikoni aplikacionet e instaluara.
"" Nëse nuk mjafton memoria e brendshme e televizorit, mund të instaloni disa aplikacione specifike në një pajisje USB.
"" Mund ta hapni aplikacionin e instaluar në pajisjen USB vetëm kur pajisja USB është e lidhur me televizorin. Nëse pajisja "USB" shkëputet gjatë funksionimit të aplikacionit, aplikacioni përfundon.
"" Aplikacionin e instaluar në pajisjen "USB" nuk mund ta hapni në një kompjuter ose televizor tjetër.
Hapja e aplikacionit
Mund ta hapni aplikacionin e dëshiruar nga Aplikacioni i shkarkuar.
Në ikonën e aplikacionit të zgjedhur shfaqen ikonat në vijim dhe tregojnë si më poshtë:
●● : Aplikacioni është instaluar në pajisjen "USB".
●● : Aplikacioni ka fjalëkalim.
●● : Aplikacioni duhet përditësuar.
●● : Aplikacioni mbështet funksionin e pasqyrimit.
- 67 -