Fëmijët duhet të monitorohen për të siguruar që të mos luajnë me unazat kapëse që përdoren për rregullimin e derës ose me kapëset e tubit të ujit.

-Ekziston rreziku i vdekjes nga mbytja në rast se një fëmijë gëlltit një unazë kapëse ose kapësen e tubit të ujit. Mbajini unazat kapëse dhe kapëset e tubit të ujit larg fëmijëve.

Frigoriferi duhet të ketë një tokëzim të sigurt.

-Sigurohuni gjithmonë që të keni realizuar tokëzimin e frigoriferit para se të përpiqeni të kontrolloni ose të riparoni ndonjë pjesë të pajisjes. Shkarkimet elektrike mund të shkaktojnë goditje elektrike serioze.

Mos përdorni asnjëherë tuba gazi, linja telefoni ose shufra të tjera që mund të tërheqin rrufetë për tokëzimin elektrik.

-Duhet ta tokëzoni frigoriferin për të parandaluar çdo rrjedhjeje të rrymës ose goditje elektrike të shkaktuara nga rrjedhja e rrymës prej frigoriferit.

-Kjo mund të shkaktojë një goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.

Vendoseni fort spinën e korrentit në prizë. Mos përdorni një spinë elektrike të dëmtuar, një kordon elektrik të dëmtuar ose një prizë të liruar në mur.

-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ndërrojeni menjëherë nga prodhuesi ose agjencitë e tij të shërbimit.

Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga një teknik i kualifikuar ose kompani shërbimi.

-Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim personal.

sigurie Informacione

Shqip  9 

Untitled-19 9

 

 

2016-03-17 ￿￿ 5:45:12