Mirëmbajtja
SHËNIM
•Filtrat e sapomontuar mund të bëjnë që aparati i ujit të nxjerrë ujë me presion për pak kohë. Kjo ndodh për shkak se në linjën e ujit është futur ajër.
•Gjatë këtij procesi ndërrimi, frigoriferi mund të kullojë ujë në dysheme. Nëse ndodh diçka e tillë, thajeni me rrobë të thatë.
Sistemi i filtrimit të ujit me osmozë inverse
Presioni i sistemit të furnizimit me ujë për një sistem filtrimi me osmozë inverse duhet të jetë midis 35 psi dhe 120 psi (241 kPa dhe 827 kPa).
Presioni i ujit i sistemit të filtrimit të ujit me osmozë inverse në linjën e ujit të ftohtë të frigoriferit duhet të jetë të paktën 40 psi (276 kPa). Nëse presioni i ujit është nën nivelet e specifikuara:
•Kontrolloni nëse është bllokuar filtri i sedimenteve në sistemin me osmozë inverse. Ndërrojeni filtrin, nëse është e nevojshme.
•Rimbushni me ujë depozitën e ujit në sistemin me osmozë inverse.
•Nëse frigoriferi ka filtër uji, ai mund ta ulë më shumë presionin e ujit kur përdoret me një sistem me osmozë të anasjelltë. Hiqni filtrin e ujit.
Për më shumë informacion ose shërbime, kontaktoni një hidraulik profesionist të licencuar.
Porositja e një filtri të ri
Për të blerë një filtër uji të ri (lloji i pjesës: HAFEX/EXP), kontaktoni me një qendër shërbimi lokale të "Samsung".
Llambat
Riparimi i llambave nuk mund të kryhet nga përdoruesi. Për ndërrimin e llambave të frigoriferit, kontaktoni me një qendër shërbimi lokale të "Samsung".
Mirëmbajtja
54 Shqip
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|