Përdorimet

Përdorimet

Cilësimet e temperaturës

Për të garantuar performancë optimale, rekomandojmë ta caktoni temperaturën në -19 °C (-2 °F) për ngrirësin, dhe 3 °C (37 °F) për frigoriferin.

Ngrirësi

Temperatura e ngrirësit mund të rregullohet midis -23 °C (-9 °F) dhe -15 °C (5 °F).

Për të ndryshuar temperaturën, shtypni vazhdimisht Freezer (Ngrirësi) derisa të zgjidhet temperatura e dëshiruar. Temperatura ndryshon në shkallë prej 1 °C.

• Rekomandohet: -19 °C (-2 °F)

SHËNIM

Akullorja mund të shkrijë në -15 °C (5 °F).

Frigoriferi

Temperatura e frigoriferit mund të rregullohet midis 1 °C (34 °F) dhe 7 °C (44 °F).

Për të ndryshuar temperaturën, shtypni vazhdimisht Fridge (Frigoriferi) derisa të zgjidhet temperatura e dëshiruar. Temperatura ndryshon në shkallë prej 1 °C.

• Rekomandohet: 3 °C (37 °F)

Temperatura e ngrirësit ose e frigoriferit mund të rritet nëse e hapni derën shpesh ose nëse futni një sasi e madhe ushqimi. Nëse ndodh diçka e tillë, ekrani i temperaturës do të pulsojë derisa frigoriferi të rivendoset në cilësimet e specifikuara të temperaturës.

SHËNIM

Nëse pulsimi vazhdon, hiqni kordonin elektrik nga priza dhe rindizni frigoriferin pas 10 minutash.

46  Shqip

Untitled-19 46

 

 

2016-03-17 ￿￿ 5:45:19